Ky është militanti i VV’së që manipuloi me videon e Thaçit me Wallkerin
Gjatë ditës së djeshme nëpër mediat sociale ka qarkulluar një video se gjoja Ambasadori William Wallker ka injoruar Hashim Thaçin, gjë të cilën e ka keqpërdorur një militan i Vetëvendosjes, Arsim Rama, shkruan Gazeta Metro.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ambasadori William Wallker janë përfaquar dje kur janë parë në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro ka arritur të siguron pamjet e plota nga takimi i Thaçit dhe Walkerit në këtë restorant dhe gjithçka flet ndryshe, ata kanë dhënë një përfaqim njëri-tjetrit dhe nuk kapasur refuzim siç është raportuar dje nga mediet.
Ishte Arsim Rama, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili shkëputi njërin nga momentet me Thaçit dhe Wlakerit dhe mundua të manipilon me këto pamje, por ai është identifikuar shumë shpejt.
Por, në videon e plotë shihen se pas përqafimit të ngrohtë të presidentit Thaçi me ambasadorin Walker, dytë i lëvizin duart dhe kjo pjesë ishte shkëputur në mënyrë selektive dhe tendencioze.