Labinot Tahiri: Kurti shpresë e Rinisë së Kosovës
Ish deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri , ka përkrahur Behgjet Pacollin, ku thotë se ai nuk di të bëj bllokada, por ishte dhe është shpëtimtarë i shumë qeverive.
Tahiri , ka lavdëruar edhe Albin Kurtin, duke thënë se i jep shumë shpresë Rinisë së Kosovës, shkruan InLajmi.
Reagimin e ka bërë përmes rrjetit social Facebook
Reagimi i plotë
Shembulli i Z Pacollit për qeverinë Kurti!
Sot, shumica e politikanëve flasin dobardan e dobroveqe me Listën Serbe apo dhe serbët, normal se nuk është luftë dhe shumë nga deputetët sa ishim koalicion ua votonin amandamentet e tyre.
Pse sot mos ta votoni një njeri që sakrifikoj vetën për 25 vjet me radhë për qytetarët dhe shqiptarët e vendit tonë e që është Shqiptarë me emrin Albin Kurti.
Lereni të punojë e të ecën vendi përpara!
Merreni shembullin shembullor të Presidentit të AKR-së z.Behgjet Pacolli, i cili nuk di të bëj bllokada, por ishte dhe është shpëtimtarë i shumë qeverive.
Ju lumtë Mr ( zotni) Pacolli✊🏻për vendimin e marrë.
Po, pra votoje për Kryeministër z.Kurtin, sepse ia ka anën të i jap më shumë shpresë Rinisë së Kosovës, fundja krejt patriota ishim kanë, por nevoja për vota po të hiqte lëkurën që kemi e të dukemi kinse s’jemi patriotë, ama në politikë duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin.
Krenar me ty, edhe pse s’jemi në një parti më!
Me respekt, ish numri 10-të i AKR-së./InLajmi/