fbpx
Lajme

“Aventurat” e Arbërisë me Albasin sollën “skandalin sekret” për shpërndarjen e librave

Nga Astrit Gashi 

Debati mos-furnizimin e librave për nxënësit po vazhdon nesër në Kuvendin e Kosovës , përderisa zyrtaret e  Lëvizjes Vetëvendosje po përdorin teorinë “sulmi është mbrojtja me mire”  duke u vënë në sulm ndaj shtëpisë botuese “Dukagjini”, duke tentuar të  mbulojnë një kompani multilionëshe e cila e kishte paguar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me një shumë “sekrete” .

Ministrja Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësin e saj Taulant Kelmendi, dolen në konferencë për media dhe njoftuan se kanë dështuar kontratat me Shtëpitë Botuese për shpërndarjen e librave për shkak të çmimeve shumë të larta në oferta.

Ishte Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, që në një postim në Facebook sulmoi biznesmenin Ekrem Lluka, opozitarët dhe “televizionet private”. Sipas saj, tash është bërë traditë që “sa herë ka ndonjë vendim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik, shfaqet gjithnjë një grup financiar i stërmadh, i bërë i tillë jo nga talenti por nga privilegjet e hershme klientelist”.

Mirëpo zonjës nga Tirana shtetases me të re të Kosovës Dejona Mihali nuk ju kujtua emri i shtëpisë botuese  “Albas”, një kompani multimilionëshe nga Shqipëria që merret me botimin e librave, përmendet ne deklarimin e pasurisë së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Ministrja po tenton të mbaje sekrete  shumen  e parave. Deklarimi i pasurisë, Arbërie Nagavci – 2020

Për dallim nga Nagavci, kompania “Albas” kishte dhënë më shumë detaje se pse e kishin paguar atë. Në panairin e 21-të të librit në Prishtinë gjatë qershorit të 2019-s, firma nga Shqipëria pati njoftoi se emri i Nagavcit figuronte si autore librash, teksa ishin përkujdesur edhe që ta promovonin atë.

“Interesimi është i kënaqshëm, posaçërisht nga të vegjlit, të cilët po na vizitojnë së bashku me prindërit e tyre për t’i zgjedhur librat që u pëlqejnë më së shumti. Këtë vit befasia për shkollarët nga klasa e parë deri në të pestën është botimi i librave të pushimeve verore “Aventurat tona të verës”, me autore Alida Thaçi, Arbërie Nagavci dhe Krenare Lleshi”, thuhej në një postim në faqen e kompanisë “Albas”, ku promovohej kontributi i Nagavcit si autore librash.

Libri i titulluar “Aventurat tona të verës”, ishte publikuar në pesë vazhdime. Përveç Nagavcit, bashkautore është edhe motra e saj, Krenare Lleshi si dhe Alida Thaçi.

“Aventurat tona të verës”, libri ku bashkëautore është edhe Arbërie Nagavci
“Aventurat tona të verës”, libri ku bashkëautore është edhe Arbërie Nagavci

Bashkëpunimi mes Nagavcit dhe “Albas” pati vazhduar me këtë të fundit që i kishte marrë 1 milion e 200 mijë euro nga taksapaguesit kosovarë.

Në tetorin e vitit 2021, firma nga Shqipëria – që më parë nuk ishte shquar për përfitime milionëshe në Kosovë – u zgjodh fituese e një pjese të tenderit “Furnizim me libra për vitin shkollor 2020-2021”, që peshonte mbi 3 milionë euro.

Zyrtarët e kompanisë “Albas”, kanë pohuar se nuk kanë afërsi me ministren Arbërie Nagavci. Sipas tyre, Nagavci është njëra prej shumë bashkëpunëtorëve që firma ka pasur ndër vite.

E njëjta Shtëpi Botuese, vitin e kaluar, kishte fituar të drejtën për të ndarë librat për shkollat në Luginë të Preshevës.

Sipas shtëpisë botuese ALBAS, ata kanë shpërndarë 221 mijë e 314 euro libra. Për librat shqip kërkonin 159 mijë e 965 euro, kurse për ato në gjuhën angleze 61 mijë e 384 euro.

Me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, MASHT-i ekzekutoi këto shuma në xhirollogari të bashkë-punëtorëve të Nagavcit.

Nuk është e qartë se a ka pasur procedura të prokurimit dhe si është zgjedhur shtëpia botuese ALBAS për të marrë rolin e shpërndarësit të librave në Preshevë.

Sipas njohësve të librave shkollorë, ALBAS ka çmimet më të larta në treg krahasuar me shtëpitë të tjera botuese. Ministrja Arbërie Nagavci, bashkë me zëvendësin e saj Taulant Kelmendi, doli në konferencë për media dhe njoftoi se kanë dështuar kontratat me Shtëpitë Botuese për shpërndarjen e librave për shkak të çmimeve shumë të larta në oferta.

Nga shtëpitë e mëdha botuese, pas njoftimit të ministrisë, kanë reaguar të gjitha, përveç shtëpisë botuese ALBAS të cilët tashme botimet e tyre po i shesin ne Kosovë dhe pritet të jene përfituesit me të mëdhenjë. Ndërsa, deputeteve të parlamentit ju mbetet nesër të mbrojnë paranë publike duke kërkuar llogaridhënie per të gjithë abuzuesit.

Ministria e Arsimit kishte parashikuar që t’i ndajë 4,316,885.00 € për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e shkollës fillore, për vitin 2023-2024 por anulimi i tenderit nuk është bëre për shkak të çmimeve te larta por të hapë rrugë teksteve shkollore nga shtëpia botuese Albas që si duke Arberie Nagavci e ka për “zemër”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close