Lame: Fatmir Haklajt kur i kam kërkuar ndihmën ai ma ka dhënë, UÇK-së nuk ia ka penguar furnizimin
Gjeneral dhe Komandanti i Divizionit të Kukësit gjatë luftës së Kosovës z. Kudusi Lame ka treguar përshtypjen e tij për të shumëpërfolurin Fatmir Haklaj. Ai ka treguar se si i ka njohur Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihin i cili tanimë është në burg për vrasjen e Azem Hajdarit.
“Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi janë bashkë, sepse nuk ndahen ata, janë edhe nip e dajë ata, për mua kanë qenë dy djem të mirë, janë marrë kryesisht me polici, kur unë kam kërkuar ndihmën e tyre ma kanë dhanë, se çka përtej kësaj unë nuk jam i interesuar ndonjëherë as s’kam ditur se s’jam marrë me ta, atje në Tropojë ka pasur vrasje të pandërprera nga më monstruozet, që i etiketonin herë njërin herë tjetrin, unë isha detyruar se isha komandant i vendit të shkoj t’ju them t’i shnosh këtij e ti shnosh atij, se s’dija si të veproja ndryshe, por për mua Fatmiri është prezantuar si djalë i mirë e djalë i vendosur, e sa është i implikuar në krimet e vrasjet s’është detyrë e imja“.
Ai poashtu ka folur edhe për furnizimin e UÇK-së me armë. “ndoshta, ndoshta i ka furnizuar, nuk mendoj që e ka penguar ndokend për furnizim, asnjëherë s’i ka penguar”.