fbpx
Lajme

Lame: Grupi ushtarak i Tahir Zemajt bëri probleme në Zonën e Dukagjinit

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka thënë se Ramush Haradinaj duke i lëshuar vendin Tahir Zemajt në Zonën e Dukagjinit bëri shkelje të disiplinës ushtarake.

Lame, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se FARK-un e lajmëroi Bujar Bukoshi dhe po i njëjti njoftoi shuarjen e saj.

“Bukoshi brenda prillit të vitit 1998 e tërhoqi FARK-un me një deklaratë ”që unë nuk kam ndonjë ushtri tjetër dhe kjo është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se për herë të parë kur ka kuptuar se janë formuar disa struktura paralele me UÇK-në, i janë dukur të papërfillshme dhe nuk u ka kushtuar ndonjë vëmendje.

“Më vonë në Kosovë hyri një trup prej rreth 100 vetash dhe ajo bëri probleme në rrafshin e Dukagjinit. Grupi i Tahir Zemajt filloi të dalë jashtë kriterit të luftës dhe të zgjedhë komandantë. E larguan Ramushin për ta marrë komandën Tahiri”.

“…Të jemi të qartë, komandantët e ushtrisë as në luftë as në paqe nuk zgjidhen, por emërohen. Spostimi i Ramushit për t’i lëshuar vendin Tahirit të udhëheq Dukagjinin ishte një mirëkuptim vëllezërish, por jo një vendim institucioni. Ramushi ishte komandant i Zonës së Dukagjinit me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”.

Lame thotë se pas vizitës së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Lahi Brahimajt në Dukagjin u përmirësua gabimi që kishte bërë Ramushi duke i lëshuar vendin Tahir Zemajt./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close