fbpx
Lajme

Latifi tregon se si Millosheviqit i ishte ndaluar hyrja në Izrael në vitin 1999, dhe ishte kërcënuar se do të arrestohej

Profesori i filozofisë si dhe opinionisti, Blerim Latifi ka ndarë në Facebook një ngjarje që i kishte ndodhur Slobodon Miloshevic, kur kishte tentuar të shkonte në Betlehem i ftuar nga zyrtarë palestinez, por ishte kërcënuar nga autoritetet izraelite se do të arrestohej nëse hynë në atë territor, shkruan Gazeta Metro. 


Latifi e ka ndarë me ndjekësit e tij një ngjarje interesante që pak kush është në dijeni, por që flet shumë.

Ai ka treguar se si gjatë vitit 1999, kur autoritetet palestineze e kishin ftuar kasapin e Ballkanit, që të merrte pjesë në ceremoninë e krishtlindjeve ortodokse në Betlehem. Përkundër faktit se  Milloshevic ishte në izolim të plotë ndërkombëtar dhe i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovënit.

Por i menjëhershëm kishte qenë reagimi i autoriteteve të shtetit izraelit të cilët përmes ambasadës së Izraelit në Beograd, e kishin këcënuar Milloshevicin nëse do të hynte në hapësirën e Izraelit do të arrestohej menjëherë.

Statusi i plotë:

Ngjarje që flasin shumë
Ishte fundi i vitit 1999. Në zyrën e Milosheviqit në Beograd kishte arritur një zarf me vulën e Autoritetit Palestinez. Milosheviqi, i cili ishte në izolim të plotë ndërkombëtar dhe i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë, ftohej nga autoritetet palestineze që të merrte pjesë në ceremoninë e krishtlindjeve ortodokse në Betlehem, në qytetin e administruar prej këtyre autoriteteve. Millosheviqi e thirri stafin e tij për të përgatitur udhëtimin, por, ndërkohë, morri një shkresë tjetër, tani nga ambasada e Izraelit në Beograd: Nëse Millosheviqi do të hynte në hapësirën e Izraelit do të arrestohej menjëherë. Dhe kështu solidariteti i fundit palestinez me kasapin e Ballkanit mbeti vetëm në tentativë./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close