Lajme
LDK: Diferenca në Prishtinë është për vetëm 188 vota, ndërkohë 1500 vota me kusht do të na nxjerrin fitues
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të jenë fitues në Komunën e Prishtinës.
Sipas deputetit të kësaj partie Lumir Abdixhiku Shpend Ahmeti i VV’së ka marrë vetëm 188 vota më shumë se kandidati i kësaj partie Arban Abrashi.
Por sipas Abdixhikut janë edhe 1500 vota me kusht të cilat ata janë të sigurt se do të nxjerrin fitues Abrashin.
Sipas deputetit në të kaluarën votat me kusht gjithmonë kanë shkuar në favor të LDK’së.