fbpx
Lajme

Letra e Biden për Haradinajn: Keni ndikim të madh në Deçan, po ta ka kërkoj një favor për mbrojtjen e manastirit

Michael Haltzel: “Kur Biden u kthye në Uashington ai bëri çfarë duhej të bëhej për të mbrojtur Manastirin e Deçanit. Ai vendosi t’ia dërgojë një letër private Haradinajt, në të cilën shkruante; ‘E di se keni ndikim të madh veçanërisht në rajonin e Deçanit, dhe po ta kërkoj si favor personal që të bësh krejt çfarë mundesh në garantimin e sigurisë për manastirin e Deçanit dhe priftërinjtë që qëndrojnë aty”.

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka shpërndarë një tekst në llogarinë e saj në Twitter, të postuar nga profesori, Michael Haltzel, i cili shkruan se kishte qenë dëshmitar se si Joe Biden kishte ndërhyrë personalisht për ta mbrojtur Manastirin e Deçanit.

Ai shkruan në “Pacefare.net” se si në vitin 2001 kishte udhëtuar në Kosovë bashkë me Joe Biden, tash kandidat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të dy bashkë kishin vizituar Manastirin e Deçanit.

“Disa ditë më vonë kishim takim me të gjithë liderët politik në Kosovë, përfshirë edhe Ramush Haradinajn. Haradinaj na impresionoi me kuptueshmërinë e tij se vetëm një pajtim mes etnive ishte parakusht për pavarësinë e Kosovës”, shkruan Haltzel.

“Kur Biden u kthye në Uashington ai bëri çfarë duhej të bëhej për të mbrojtur Manastirin e Deçanit. Ai vendosi t’ia dërgojë një letër private Haradinajt, në të cilën shkruante; ‘E di se keni ndikim të madh veçanërisht në rajonin e Deçanit, dhe po ta kërkoj si favor personal që të bësh krejt çfarë mundesh në garantimin e sigurisë për manastirin e Deçanit dhe priftërinjtë që qëndrojnë aty”.

“Disa javë më vonë pranuam një letër nga Haradinaj se ai do të kujdeset që Manastiri dhe priftërinjtë të jenë të mbrojtur”.

Sipas Haltzel, kjo u dëshmua në trazirat e marsit të vitit 2004 ku Manastiri i Deçanit nuk u prek.

Kjo histori e shkruar nga Haltzel për Biden e Haradinajt asnjëherë nuk është përmendur as nga politikani amerikan Biden e as nga Haradinaj.

Ky tregim është shkruar si shembull se sa shumë ka kontribuar Joe Biden në Ballkan dhe se sa shumë e njeh këtë pjesë të botës, njohje që do t’i shërbenin shumë nëse zgjedhet president.

Peacefare.net është një blog në të cilën profesori, analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, poston vazhdimisht komente për politikën e jashtme.

Këtë shkrim e ka shpërndarë në Twitter, Trajkoviq, e cila shkruan se “më të vërtetë Biden kishte ndërhyrë direkt për ta mbrojtur Manastirin e Deçanit dhe ne i jemi falënderues”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close