fbpx
Lajme

Liburn Aliu dy banesa në “Marigona Hill”, njëra vetëm 23 mijë euro

Me deklarimin e sivjetshëm të pasurisë, Ministri Liburn Aliu ka treguar se si është puna me pagesën e dy banesave të blera në lagjen luksoze “Marigona Hill”. Para të gatshme, ministri ka deklaruar se i ka 88 euro e 28 centë në një bankë, dhe 5 euro në një bankë tjetër.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, rreth dy javë më parë thoshte se nuk e i kujtohet saktë se sa ka qenë vlera e banesave, të blera në lagjen e konsideruar si luksoze në Prishtinë.

“Kur e kemi marrë banesën në fillim ka kushtuar shumë më lirë në fillim. Këtë tjetrën ka qenë shumë më shtrenjtë. S’më kujtohet saktë“, ka thënë Ministri në “Pressing”.  

Në deklarimin e dorëzuar ë Agjencinë Kundër Korrupsionit, në mars të këtij viti, te detyrimet, Aliu i ka deklaruar dy banesat e tij.

Për njërën banesë, që është 111.7 metra katrorë bashkë me tarracë, ministri ka deklaruar se i ka borxh 23 mijë euro. Ndërsa, për tjetrën, që është e madhësisë pothuajse të njëjtë, ka deklaruar se i ka borxh 58 mijë euro.

Deklarimi i vitit 2022, AKK

Të dyja këto banesa i kishte deklaruar ministri edhe një vit më parë. Dallimi me sivjet është se duket se ka larë një pjesë të borxhit.

Në vitin 2021, ai kishte deklaruar se për banesën e dytë ka borxh 83 mijë euro. Tash për të i ka deklaruar se detyrohet 58 mijë euro. I bie që i ka paguar 25 mijë për një vit.

Deklarimi i vitit 2021

Ndërkaq, në vitin 2020, Ministri Aliu, atëherë në deputet, i kishte dhënë sqarim AKK-së për një banesë të blerë në Marigona Hill

“Po ashtu sqarim shtesë në lidhje me detyrimin financiar ndaj Marigona Hill Shpk. Me këtët kompani është lidhur para-kontratë për blerje të banesës me vlerë 64,000.00€ me 18 qershor 2019, në mes të kësaj kompanie dhe prindit, 41.000.00€ janë paguar (pas shitjes së banesës në Matin 1, të deklaruar të deklaruar në vitin e kaluar në pronësi të prindit) dhe 23,000,00€ kanë mbetë të papaguara me afat deri në qershor 2022”.

Këtë vit, ministri ka deklaruar se i ka 88.28 euro në një bankë dhe 5 euro në një bankë tjetër, si para të gatshme, raporton Gazeta Express.

Deklarimi i vitit 2022, AKK

Të hyrat për këtë vit, që ministri i ka deklaruar janë pagat që i ka marrë në Kuvend, si ligjërues në Kolegjin “UBT” dhe si ministër. I ka deklaruar edhe mëditjet në Ministri, të cilat i ka marrë në ‘cash’. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close