fbpx
Lajme

Hoxhaj: Liturgjia serbe sot në Prishtinë u bë me dijeninë e qeverisë së Kosovës

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj liturgjisë së mbajtur sot në qendër të Prishtinës duke e konsideruar atë të papranueshme dhe shoviniste, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai e ka akuzuar qeverinë e Kosovës se ka dhënë leje për organizimin e saj.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

Liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës. Kurrë nuk mund të sigurohej ardhja e ipeshkvit Teodosije dhe pelegrinëve serbë pa lejen, ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes politike nga Qeveria. Prandaj, sot, fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit. Gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë. Por jo, 22 vite pas luftës, kur plagët e dhimbjes nga lufta janë ende të hapura, të organizohet me lejen e plotë të qeverisë Kurti, një liturgji që është thëllësisht politike është e dhimbshme dhe e papranueshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close