Limaj: Jemi gjeneratë me fat që jetojmë në kohën e shpalljes se pavarësisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se janë situata të rralla dhe me fat gjeneratat që bëhen dëshmitar të një akti të madh të kombit të tyre.
Limaj ka thënë se të gjithë qytetarët që patën fat të jetojnë në këtë dekadë të shpalljes se pavarësisë, janë gjeneratë me fat, sepse sipas tij, ka pasur me shekuj angazhime e sakrifica të njerëzve të këtij vendi të cilët janë përpjekur për të realizuar atë ëndërr si rezultat i kontributit shekullor.
“Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetarë i vendit. Me shekuj është punuar me ardhe deri të çlirimi. Projektet e mëdha kombëtare nuk kryhen me një gjeneratë të njerëzve. Me kërku sot që e njëjta gjeneratë më përmbylle me të gjitha ato të mirat e vendit është kërkesë shumë e madhe dhe e pavend. Procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekade. Unë kam qenë i bindur se duhet të shfrytëzohet maksimalisht ai vullnet i njerëzve në mobilizim të gjithmbarshëm të kësaj shoqërie që me ecim e të bëjmë punë të mirë. Fatkeqësisht nuk e kemi shfrytëzuar këtë energji për ta drejtuar shtetin s’i duhet”, ka thënë Limaj në Rtv Dukagjini.
Më tutje, Limaj ka thënë se duhet një rinisje në shumë fusha. Sipas tij, duhet një rirreshtim institucional apo reformë duke kërkuar adresim të përgjegjësisë./Indeksonline/