Lajme
Lushtaku: Albin Kurti ka organizuar ahengje festive kur është arrestuar Thaçi e Veseli
Kryetari i PDK-së në Skënderaj z. Sami Lushtaku ka mbajtur dje një takim me qytetarët e Bashkësisë Lokale të Qirezit. Ai gjatë fjalimit ka thënë se “Vetëvendosja është parti shumë e vogël në Skënderaj, por ata janë në gjendje me i humb 10 komuna e me fitu vetëm Skënderajn, për shkak se Hashim Thaçi vjen nga Drenica. Ne duhet t’i dërgojmë mesazh edhe ndërkombëtarëve por edhe Albin Kurtit sepse ai është gëzuar arrestimit të Thaçit e Veselit, sepse ata kanë ba edhe ahengje festive e kanë hangër darka duke festuar e duke thënë se tani ne jemi më të fuqishmit këtu”.
Sami Lushtaku më tutje ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të fitojë fuqishëm në Skënderaj.
VIDEO: