fbpx
Lajme

Lushtaku: Bekim Haxhiu ka kullotë në PDK fort, kampi i Bekim Jasharit është në panik

Videoja e publikuar ku deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, bën fushatë kundër kandidatit të PDK-së në Skenderaj, Fadil Nurës, dhe u thotë të pranishmëve se do të dihet fort mirë se kush për kë ka votuar në zgjedhje, tregon veçse frikën e tij dhe të atyre që përkrah ai, ka thënë Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku, që në rrethana normale do ishte ai duke garuar për krytar, por që një vendim gjykate ia ndaloi, duke e detyruar PDK-në të garojë ne Nurën, ka ofenduar Haxhiun duke thënë se “ai është një zagar”, i cili ka kullotur fort Partinë Demokratike, e tash e ka ndërruar parcelën”.

Në një prononcim për Albanian Post, Lushtaku thotë se ata – kampi i kundërkadnidatit Bekim Jashari – “janë në panik”, pasi, sipas Lushtakut, “janë t’u e ditë që Drenica është me Partinë Demokratike (të Kosovës), i beson Partisë Demokratike”.

“Unë në këtë rast mendoj se duhet me u merr Prokurori vërtetë, do të thotë nëse ka drejtësi në këtë vend”.

Lushtaku është i bindur se sikur të ishte ai që thotë diçka të tillë “sot ish dashtë të shkoj para Prokurorit mu paraqit”.

“Mendoj që drejtësia duhet të funksionojë në këtë vend. Ajo që e ka thënë Haxhiu është tepër e rëndë me të thënë të drejtën, tepër, tepër. Do që t’i frikësojë qytetarët”.

Një video është publikuar nga mediat në Kosovë, ku Haxhiu në një tubim elektoral, bashkë edhe me kryetarin aktual Bekim Jasharin, u flet qytetarëve duke iu thënë se këto janë zgjedhje historike, prandaj është shumë e rëndësishme se kah duhet të rreshtohen.

“Ju thashë në katund temin, e po ju them edhe juve këtu. Këto zgjedhje kanë me u mbajt mend edhe në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ. Me katund, me bashkësi lokale, kush me kënd u kanë. Vallahi me shpi ka me u ditë. Kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush kundër tyre u kanë”, dëgjohet të thotë Haxhiu duke u thënë të pranishmëve.

PDK-ja në Skenderaj tashmë ka reaguar edhe zyrtarisht ndaj kësaj deklarate të Haxhiut.

Fadil Nura ka treguar se kanë dërguar ankesë në Policinë e Kosovës dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Institucionet ende nuk kanë dalë me një deklarim për këtë rast.

Zgjedhjet Lokale do të mbahen me 17 tetor. Në Skenderaj, pritet garë e fortë në mes të Jasharit që është kryetar aktual dhe ka mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje që udhëheqë me Qeverinë dhe PDK-së, që iu desh ta ndryshojë kandidatin në momentin e fundit, por që historikisht ka fituar bindshëm në Skenderaj, sa herë për kryetar ka garuar Lushtaku. /Albanianpost.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close