fbpx
Lajme

Lushtaku: Fehmi Lladrovci na ka sha nganjëherë, sidomos mua, për bartjen e armatimit, unë kisha problem me këmbë

Ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës z. Sami Lushtaku, kishte treguar disa rrëfime interesante për kalimin e kufirit ku sipas tij kalimi i kufirit në atë kohë ishte e barabartë me vdekjen. Ai ka treguar për “PaRrotlla” edhe për sfidat e bartjes së armatimit.

Xheva ka qenë tepër e vendosur, e ka pas një barrë që nuk mbaj mend sa ka qenë e randë, por ka qenë kogja e randë për Xhevën dhe asnjëherë nuk është ankuar realisht, pse e kam këtë barrë, nuk ka kërkuar ndihmë as prej Fehmisë po as prej neve, edhe pse Fehmiu kanihere na ka sha, sidomos mu, sepse unë kisha problem me këmbën, mbaj mend që më thojke kanihere hajde, hajde… ndihmoma pak se e kam bajagi rëndë dhe po kam probleme gjatë rrugës. Kurse Xheva asnjëherë, ka qenë e pafjalë, dhe ka qenë shumë e vendosur“.

Më tutje Sami Lushtaku tregon se “Hyrja në kufi sikur takohesh me vdekjen, unë nuk e dijë por e dijë që Xheva kohë pas kohe kur e kemi ba pushimin, e dijë që asnjëherë nuk është anku ta thash edhe ma herët, dhe ka qenë e pafjalë realisht

Nuk kam qare pa e përmend edhe një rast ku ka qenë ushtari CD-ja, ka qenë shumë i vendosur, sepse ka pasë zëra që një pjesë të (armatimit) që kishim ne në supet tona ta lajmë atë pjesë të armatimit sepse ka qenë tepër e randë dhe ne ishim tepër të lodhur. E mbaj mend atë CD (bashkëluftëtar i Abejës) kur thojke që jam i gatshëm me futë një bombë n’goje dhe me eksplodu po barrën nuk e hjeki“., tregoi Sami Lushtaku.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close