Të enjten e 29 shtatori në Hagë ndodhën Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë nisur vizitën e tyre.
Ish-presidentet do të takohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.
Pas vizitës, ish kryeministri i Shqipërisë z. Pandeli Majko ka deklaruar se “Mendojmë që kjo nuk është një dramë personale të atyre që janë në qelitë e këtij burgu, mendojmë që kjo është një dramë kombëtare. Dhe si e tillë ka praninë tonë këtu. U informuam që dosja fillon me ngjarjet e vitit 1981, me Jusuf Gërvallën e njohur. Në fakt duhet të fillonte me vrasjen e konsullit rus në Mitrovicë në vitin 1903 dhe mendoj se kjo që po na ndodhë ka sjell një reflektim të jashtëzakonshëm. Eshtë lufta e fundit që drejtuesit e UÇK-së duhet ta bëjnë. Për të gjallët dhe për të vdekurit”.
Poashtu edhe të tjerët kanë deklaruar se ata aty nuk janë për asnjë akuzë personale.