fbpx
Lajme

Majko nga Haga: Nuk është dramë personale e Thaçit e të tjerëve, është dramë kombëtare

Të enjten e 29 shtatori në Hagë  ndodhën Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli kanë nisur vizitën e tyre.

Ish-presidentet do të  takohen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit.

Pas vizitës, ish kryeministri i Shqipërisë z. Pandeli Majko ka deklaruar se “Mendojmë që kjo nuk është një dramë personale të atyre që janë në qelitë e këtij burgu, mendojmë që kjo është një dramë kombëtare. Dhe si e tillë ka praninë tonë këtu. U informuam që dosja fillon me ngjarjet e vitit 1981, me Jusuf Gërvallën e njohur. Në fakt duhet të fillonte me vrasjen e konsullit rus në Mitrovicë në vitin 1903 dhe mendoj se kjo që po na ndodhë ka sjell një reflektim të jashtëzakonshëm. Eshtë lufta e fundit që drejtuesit e UÇK-së duhet ta bëjnë. Për të gjallët dhe për të vdekurit”.

Poashtu edhe të tjerët kanë deklaruar se ata aty nuk janë për asnjë akuzë personale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close