fbpx
Lajme

Mathieu Aref, studiuesi i lindur në Egjipt: Jo vetëm shqiptarët, po dhe Zeusi ishte pellazg

Mathieu Aref lindi në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-francez. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Tashmë ai jeton në Francë dhe i është dedikuar prej vitesh hulumtimit të historisë së prejardhjes së shqiptarëve. Ka mbrojtur tezën e tij shkencore në Universitetin e Sorbonës me preardhjen e shqiptarëve nga PELLAZGËT. Pak ditë më parë u dekorua nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pikërisht me titullin “Naim Frashëri”. Në vitin 1961, ai udhëton drejt Francës, ku edhe jeton që prej asokohe. Eshtë i diplomuar në fusha të ndryshme, si “Literaturë, Artet e bukura, Arkitekturë, Drejtësi e shoqërive, dhe Histori antike”. Në vitin 2003, 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe : “Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, “Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme”. Me 3 janar 2012, z. Aref merr gradën Doktor në degën “Histori dhe Civilizimet Antike”, në universitetin e Sorbonës. Ka mbrojtur tezën: “Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”!

***

Dr. Mathieu Aref, sapo ka lënë “Presidencën”, ku Presidenti i Republikës, kësaj tonës, e ka dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”! Është vendosur në një hotel dhe, sigurisht, që është i lodhur nga rruga dhe nga takimet e shumta që ka patur që nga Presidenti, e deri tek kushdo tjetër që në fakt e njohin famën e tij, madje edhe krenohen, po pak kush punën, atë magjiken që e ka ngritur në majën më të lartë të shkencës së albanologjisë, sidomos të rrënjëve të saj të hershme, që shkojnë deri te pellazgjishtja. E gjejmë në holl, në një qëndrim stoik, pasi kishte qëndruar me ca miq të vetët dhe i kishte përcjellë. Na pret me qetësinë e një njeriu të madh! E di që mysafirët që kërkojnë ta takojnë nuk janë të rastësishëm. Tashmë radhën e ka një gazetare, që i serviret nga një mik i tij, jo vetëm mendimi…!

Mathieu Aref është shqiptar ! Është nga ata shqiptarë që vetëm nëpër ideale kemi patur mundësi ta konstatojmë, se ndryshe nuk mund ta hasnim. Madje ne, shqiptarëve të Shqipërisë, një shqiptar i tillë nuk na e lejohet as ta shohim në ëndërr. Është e ndaluar se na kërcënojnë modelet pezivenge të politikës, ekranit, shtetit, pushtetit, vjedhjes, rrjepjes e deri të mohimit të të jetuarit në këtë vend. Profesor Mathieu, i cili tashmë është “Doktori i Pellazgjishtes” është modest. Flet për shqiptarët si për gjakun! Është i gëzuar që Presidenti i vendit të të parëve të tij e ka dekoruar. Gëzohet si fëmijë që takohet me njerëz në Shqipërinë e tij, e madje edhe hidhërohet pse është koha kaq e shkurtër e qëndrimit të tij me ne dhe në vendin tonë. Ai jeton në Paris ! Atje, ku me siguri i falet gjithë akademia e atij vendi, (sepse ata dinë çfarë është vlerë dhe jo e tillë) ndërsa këtu, mediat nuk patën kohë të transmetonin asnjë sekuencë nga takimi i tij me Presidentin e vendit. Sigurisht që profesori, nuk shikon vogëlima të tilla, as i shkon mendja, pasi ai është aq madhështor sa çfarëdolloj ekrani, gazete, apo edhe ndonjë institucioni, që përzihen në raste të tilla, sërish do t`i bënin nder vetëm vetes së tyre.

Profesor Aref ka ngritur në majën më të lartë të shkencës flamurin e ekzistencës sonë, të origjinës dhe autoktotonisë, që prej më shumë se dy mijë vitesh është rrënuar nga pushtues të huaj dhe vendas, armiq dhe “miq” gjithfarësh ! Pellazgët dhe pellazgjishtja janë themele, dhe profesor Mathieu Aref ia ka treguar këtë fakt me prova shkencore mbarë Botës. Para tij dhe tezës së tij është dorëzuar edhe universiteti i Sorbonës : Pellazgët janë stërgjyshërit e shqiptarëve ! Profesori ynë ka fakte, prova e jo pak, po gjysmë shekulli që gjurmëton shkencërisht këtë tezë! 50 vite të jetës së tij ia ka falur pellazgjishtes, derisa e bëri të njohur në rangjet më të larta të akademisë franceze e madje ai është i bindur : “Askush në botë nuk mund të thotë të kundërtën e asaj çka unë hedh në tezën time për Pellazgët !”

“Takimi me pellazgët”
“Baba gjithmonë më ka thanë : Bir, je pellazg ! Mos harro !” Kështu është ngjizur identiteti pellazg te profesori. Ai ka fiksuar vetëm këtë fakt dhe duket që i ka shërbyer si thirrje hyjnore në momentin që ai mbërrin në Francë. Madje aty, në zemrën e saj ! Has diku nëpër libraritë e rrugës “Zeusin” që fliste gjuhën që profesori njihte ! Nga ai moment thotë : Nisa të gërmoj ! Dhe ashtu ka ndodhur në të vërtet. Prej atij momenti e deri më sot, ai nuk ka ndaluar për asnjë çast së menduari për Pellazgët, Ilirët, Shqiptarët dhe gjithë Botën mbarë, ku ka shkelur këmba e tyre !
Përballja me profesorin të shtang ! Të duket si një bibliotekë e madhe ku të ofrohen një mori skedarësh që të kalojnë para syve dhe duhet të kapësh atë kryesorin, fillin e duhur që të çon tek zbërthimi i së tërës. Në fakt është e pamundur ! Asnjë lloj filli nuk kapën dot, sepse ai është si “glob” me parametra të çuditshëm. Është aq i dashur, dëgjues i mirë, që s`e njeh “unin” vetëm kur i duhet me shqiptarët, këta që nuk kanë qejf të pranojnë teza shkencore, po vetëm çka mësojnë tavolinave të thashethemeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, është shumë njerëzor. Ai flet për mallin e tij dhe të prindërve të tij për Shqipërinë me një gjuhë dhimbjeje të pabesueshme për një njeri shkence. Gjuha shqipe, madje ajo gege, rri aq bukur dhe madhërisht me të, thua janë një botë e tërë e pandarë nga asgjë! Në fakt profesori flet e njeh disa gjuhë në mënyrë perfekte, ndryshe do kishte qenë mjaft e vështirë sipërmarrja e tij shkencore në kërkim të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Tezat e tij të lënë pa fjalë, ndërsa hulumtimet e kanë shpjerë në të gjithë botën, gjithkund ku e kanë çuar kërkimet shkencore për të vërtetuar atë çka tashmë është e tija.

Kur flet ka një vështrim të thellë. Duket sikur të përpin, po aq sa duket sikur në ty sheh provën e radhës së pellazgëve. Ai duket sikur të studion, të bën një skaner dhe të duket vetja si një “provë” e radhës para tij: “E keni parë, se ca njerëz ende ruajnë tiparet e pellazgëve. Po, po, e kanë kokën rrumbullake, janë të bardhë dhe me sy blu. Kështu ishin pellazgët”. Aty hyn në lojë antopologjia, e profesiori mund të flasë pafund, pafund për të gjitha tipologjitë kafkore të rracave. E habitshme ; ai nuk është thjesht vetëm studiues, por në shërbim të tezës së tij ai është bërë ; antropolog, arkeolog, historian, gjuhëtar, njohësh mjaft i mirë i gjeografisë, etnografisë e deri një njohës shumë i mirë i shumë gjuhëve. Patentat e tij janë të gjitha në shërbim të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe, e për pasojë, të historisë së ekzistencës sonë : “Historia nuk shkruhet me hamendësime”-thotë profesori, ndërsa nis e liston teoritë e tij, ku s`të mjaftojnë orë as ditë. Ku nuk të çon, të përplas dhe më pas të sjell prapë në tavolinë, aty ku kujdeset të mos mbetet as edhe një grimcë sheqeri e derdhur nga mbajtëset e shprishura prej kohësh që serviren bareve të Tiranës që në të mund të kenë qëndruar ilirët që profesori ua di mirë gjuhën dhe bëmat !

“Na”- raca jonë !
“Raca pellazgo-ilire ishte fillimisht një racë e bardhë, e pastër, pra, jo e përzier. Në ditët e sotme, për shkak të përzierjeve të shumtë dhe ndryshimit të mentaliteteve shoqërore është e vështirë të detyrojmë fëmijët tanë për të zgjedhur të dashurën e tyre pa dallim race apo ngjyre. Prindërit vëtëm mund tu japin edukimin dhe parimet stërgjyshore të etnisë së tyre mijëvjeçare, në mënyrë që ata të zgjedhin lirisht dhe të bëjnë ndjenjën e gjërave. Por duhet të pranojmë se është e vështirë sot, për të ruajtur pastërtinë e një etnie. Sot dhe qysh pushtimet dhe kolonizimet të trojeve shqiptare kjo race zanafillore dhe shumë e vjetër është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme rrjedhur nga përzierjeve të shumta për shkak të pushtimeve të ndryshme, të lehtësisë të lëvizshmërive të popullsive dhe martesat të përziera.
Fisi pellazgo-ilir kishte katër karakteristika thelbësore : përkatësia etnike e bardhë ; lëkurës të çelur, sytë blu apo të gjelbër, flokëverdhë apo gështenjë, formën e kafkës (brakicefale ose mesocefale), plano-oksipitali (shtypje prapa kafkës por sot është në zhdukje), shtat të madh! Ka ende disa mostra të këtij lloji që kanë mbijetuar përzierjeve të ndryshme. Kjo është në sajë të izolimit të tyre në rajone të paarritshëm (në veri dhe verilindje) që disa shqiptarë kanë mbajtur karakteristikat stërgjyshore dhe unë do të shtoj disa aspekte të ADN-së së tyre. Ndryshe nga këto, në zonat bregdetare, lugina të arritshme, fusha dhe qytete të ulëta, përzierjet kanë qenë shumë më të shpejtë dhe më të shpeshta. Kështu sot e vetmja lidhje të saktë mes shqiptarëve është gjuha dhe traditat e tyre stërgjyshore”. Kështu thotë profesori, ndërsa shpjegon lidhjet tona fare fisnore, që në atë kohë, duke saktësuar se nuk ka ekzistuar kurrë Iliria, por që pellazgët janë quajtur njerëz të lirë.

Falenderimi për vlerësimin
Profesor Aref nuk e fsheh gëzimin e madh nga vlerësimi që iu bë nga Presidenti i vendit të tij. Aty ai ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke na kujtuar të gjithëve se sa krenar ndjehej, ndonëse në fakt këtë vlerësim për vlerën e rrallë që kanë studimet e tij, e ka merituar prej kohësh: “Së pari i nderuari z. President, Bujar Nishani ju përshendes me respekt dhe ju falënderoj pa mbarim për këtë dekoratë që është e shenjtë për mua, një dékoratë që ka marrë emrin e një me të mëdhenjëve Rilindas shqiptar: Naim Frashëri! Sot falënderoj gjithashtu shtetin shqiptar, vendin e të parëve të mi. Kjo ditë dhe kjo ngjarje do të mbahën mend dhe do të jenë të paharrueshëm për mua dhe kjo është një kënaqësi, një nder i madh, një vlerësim, një mirënjohje dhe një lavdërim për 50 vite të përkushtuar studimeve shkëncore, historike dhe gjuhësore që kam kryer për të nxjerrë Pellazgët nga harresa dhe hiçi dhe veçantërisht për rindërtimin e se vertetës historike dhe gjuhësore. Këta Pellazgë ishin parardhësit e trako-ilirëve dhe stërgjyshërit e mi, stërgjyshërit e kombit shqiptar dhe vendëve shqipëfolëse. Prindërit e mi të ndjerë do të ishin sot krenar dhe të lumtur për të parë djalin e tyre i përshëndetur dhe i lavdëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe nga gjithë Shqiparët. Falëminderit i nderuari president për këtë dekoratë të jashtëzakonshme për një shkencëtar dhe një njeri si unë që ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij për vendin e të parëve. Falëminderit !”

Intervista
Polifoninë veç nesh e ka edhe Korsika dhe zona Baske.
Pjesë nga rrëfimi i gjatë i Dr. Alef, si nisi “beteja” me botën për pellazgët dhe gjuhën shqipe.

Porfesor, si lindi ideja për të kërkuar mbi pellazgët ?
Ishte një moment në Francë. Në fakt gjithnjë im atë më thoshte ; bir mos harro se ne jemi pellazgë. Të parët tanë janë pellazgë. Ne, paçka se ishim në Egjypt, gjithnjë në familjen tonë është folur shqip. Shumë shqip. Pastaj kemi mësuar gjuhët e tjera që kanë qenë në varësi të vendit ku kemi qëndruar, që është arabishtja, frëngjishtja si gjuha e vendit ku unë kam jetuar e punuar dhe sigurisht anglishtja si gjuha e të gjitha dyerve. Te Herodoti mësova se ilirët ishin një popull i lirë. Quheshin; njerëz përtej! Pastaj hasa në Iliadën dhe Odisenë. Ishin përforcimi i madh. Pastaj nisa të kërkoj. Për shumë kohë qëmtova dhe më pas vendosa të pushoj. Është ai momenti kur njeriu hyn në luftë me veten. Nisa të vendosja përballë vetes teorinë time dhe të bëja të kundërtën. Po, po. Gjashtë muaj luftova me të kundërtën, duke u përpjekur të gjeja diçka që s`do të më binte në sipërmarrjen time. Nuk ia arrita dot. Thashë po; tani është momenti.

Më pas…?
Më pas? Punë, punë pafund. Gjithë jetën ia kam përkushtuar vetëm këtij hulmutimi. Më besoni, 6 vjet punime të pandërprerë (10/15 orë në ditë). Jetosha vëtëm si një askët pa grua, fëmijt disa ishin të martuar apo secili në shtëpinë e vet. Mbaja qenin tim. Vetëm me atë çlodhesha. Kur me vdiq ai (qeni) qajta. Qajta shumë sepse ai më kuptonte. Fillimisht jam marrë me grekët. Ideja ishte të gjeja prova se ne ishim pasaradhës të Pellazgëve. Atëherë e dija se do të bëja punën e duhur. Sepse gjithnjë është punuar keq dhe kundër këtij fakti. Historia nuk bëhet me hamendje. Psh, në Iliadë ka pellazgë në të dyja kampet! Në Iliadë ndodhet edhe lutja e Akilit drejtuar “Zeusit”: “Zeus mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé…”. Domethënë përfundimisht Zeusi ishte Pellazg ! Përsa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke i cilësuar Pellazgët hyjnorë dhe historia e tij i lindur në një “Shpellë” në malin Ida në Krëtë (fjalë që rrjedh nga gegënishtja “Kre, kretë” dmth toskërisht: “krye, kre, krerë, apo kokë), është ajo frazë e përmendur në Iliadë e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja frazë e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe që i ka shpëtuar manipulimeve të logografëve greke). Kjo frazë më bëfasoj që Zeusi nuk ishte “grek” (sikur e kisha mësuar, që në vogëlinë time) nëpër libra dhe enciklopedi të ndryshme por ishte Pellazg.

Çfarë ishte Homeri në historinë e tezës suaj, profesor ?
Iliada dhe Odisea janë poema epike të traditës gojore pellazge dhe jo greke. Por për të mbështetur më tej këtë bindje të fortë isha i dëtyruar të ndërmarr edhe studime të tjera shumëdisiplinare në përpjekje për të gjëtur “kuadraturën e rrethit”. Dhe u detyrova të nisja studime intensive në arkeologji, antropologji, gjuhësi, paleontologji, parahistori, mitologji, etj. Pra teza ime e paraqitur në Sorbonë është kulmi i të gjitha këtyre studimeve dhe kërkimeve, një punë fiks 50-vjeçare.Falë Iliadës dhe Odisesë, të përcjella nga Pellazgët të cilësuar si hyjnorë në Iliadë, pushtuesve të rinj helenë, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në vendin që do të bëhej Greqi. Kjo është marrë nga Herodoti. Nuk është shpikje e bërë kot. Kjo gjuhë e Perëndive “e ndryshme nga ajo e njerëzve” d.m.th e grekëve ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e “Zeusit pellazg dhe dodonas” është më se e gjallë: gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj fosili të gjallë, që na sjell provën se këta Pellazgë ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, shqiptarët të sotmë ? Gjuha shqipe arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas !

Ju po thoni se pellazgët kapërcejnë edhe Europën ?
Po, sigurisht ! Kam gjetur gjurmë dhe fakte shkencore, jo kështu me hamendje. Askush nuk mund të më vërtetojë të kundërtën. Psh, mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argos, Tirintit apo Pilos dhe pelargikoni (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, nuk janë vërtetuar nga arkeologjia. Gjithsesi, është thënë se aty nuk ka asgjë greke ! Përveç vendosjes, kemi edhe gjuhën dhe traditën. Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të guhës greke. Qysh nga Chadëick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Shikoni me vëmendje edhe një fakt tjetër. Kush ka në botë polifoninë ? E dini që përveç nesh e ka edhe krahinë e Korsikës dhe Baskët në Spanjë. Nuk ka askush tjetër. I shikoni baskët, si njerëz, nuk kanë asnjë ngjashmëri me pjesën tjetër të Spanjës…!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close