Me lot e dridhje, Vasfije Krasniqi rrëfehet me plot emocione para Kongresit Amerikan
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka raportuar sot para Kongresit Amerikan për përjetimet e saj të tmerrshme të asaj kohe.
Me lot në sy, me zë thuajse të shteruar e me shumë të dridhura në trup, Vasfija ka rrëfyer çdo detaj kur paramilitarët serbë e kishin marrë atë nga duart e nënës dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhunuar.
Pas thuajse dy dekadash ajo ka kërkuar që drejtësia të bie në vend dhe të dënohen keqbërësit, shkruan Indeksonline.
“Faleminderit shumë që më keni dhënë mundësinë për të ndarë storien time me ju.Në prill të vitit 1999 kur isha vetëm 16 vjeç policët serb hynë në shtëpinë e familjes sime dhe po kërkonin babain dhe vëllezërit e mi, por kuptuan se ata nuk ishin aty. Isha me nënën time, tezen dhe dy kushërirat kur serbët kërkuan t’i shohin dokumentet tona. Kur shikuan tek dokumentacioni im ai e mori atë dhe tha se unë duhet të shkojë në stacionin policor dhe në atë moment agji im erdhi nga shtëpia dhe pyeti pse po e merrni vajzën tonë?Polici iu përgjigj se nëse ndokush lëviz, do të gjuaj në secilin prej nesh”, tha ajo, transmeton Indeksonline.
Tutje e njëjta tregoi se si ata e kishin marrë nga duart e nënës e cila iu kërkoi atyre ta merrnin atë në vend të Vasfijes.
“Nëna ime i tha atij të marrë atë në vend timin. Policët serbë më morën nga duart e nënës sime dhe më quan tek një vend tjetër, një shtëpi e pameremetuar në afërsi ku ishin serbët e tjerë ku më pas tha se po merr hakun e Kosovës në mua. Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë i kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë. Çdoherë që unë bërtisja ai më hidhte nga një serb në tjetrin.Pasi që kreu punë me mua ai më mori dhe më la në një veturë e dija që ishin të gjithë serbë aty dhe isha e frikësuar të lëvizja. Edhe të tjerët serbë që ishin në një market afër u afruan edhe ata dhe më quan përsëri në atë shtëpi. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak, unë vazhdoj ta kujtojë atë njeri. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë ”, tha ajo.
Tutje ajo tregoi se pas dhunimit që iu bë atë e dërguan në shtëpi, por që iu tha të mos i tregonte asgjë familjarëve.
“Nuk doja të shkoja më në shtëpisë sepse nuk doja të iu tregoja se çfarë ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar në stacion policor. Por kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej” u shpreh tutje Krsaniqi-Goodman./Indeksonline/