“Babai i Kurtit nuk u soll heroikisht në burg, kur policia bërtiste, ai fillonte të qante nga frika”
Eksponentët e LVV-së vazhdimisht kanë shpërndarë deklaratat e analistëve dhe mediumeve serbe dhe të njëjtat i kanë përdorur edhe kundër kundërshtarëve politik, por edhe kundër gazetarëve, respektivisht kundër Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës, kur ju ka konvenuar.
Mediumi serb i afërt me Vuçiq – Alo.rs ka bërë një artikull për Kryeministrin Kurti, me fokus të veçantë për babain e tij z. Zaim Kurti. Në artikull thuhet se z. Zaim Kurti përfundoi rastësisht në burg sepse u zu në një tavernë duke kënduar disa këngë shqipe.
Gjithashtu thuhet se “Zaimi nuk u soll shumë heroikisht në burg. Në çdo zë të ngritur nga ana e policisë, ai u fsheh dhe sipas shumë dëshmitarëve okularë, ai qau në burg shumë herë nga frika“.
Sipas mediumit serb Zaimi është arrestuar në vitin 1990 dhe është dërguar në burgun e Lipjanit. Mediumi vazhdon më tutje duke treguar se Zaimi është martuar me nënën e Kurtit e cila ishte mësuese.
Shkrimi i plotë: https://www.alo.rs/kosovsko-pitanje/kosovsko-pitanje/njegov-otac-bio-u-srpskom-zatvoru-a-ono-sto-je-tamo-radio-je-teska-sramota/257578/vest