fbpx
Lajme

Aktivistja e VV-së në Danimarkë: Emri më i përfolur pas Allahut është Albin Kurti

Se sa banale është bërë politika në Kosovë vitet e fundit e dëshmon edhe një postim i bërë nga një aktiviste e Vetëvendosjes në qendrën e kësaj partie në shtetin e Danimarkës në Skandinavi.

Ajo ka deklaruar es emri më i përfolur për 24 orët e fundit pas emrit Allah [Zot, God] është ai i Albin Kurtit.

Malsore Gërguri nuk ka ofruar ndonjë fakt që e mbështet këtë ‘gjetje’ qesharake të saj.

Kritikët e Kurtit e kanë sulmuar atë për shpëlarjen e trurit të aktivistëve e militantëve të kësaj partie dhe për kultivimin e kultit të personalitetit, përcjell Periskopi.

Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq të martën që vjen në Bruksel me dhjetra qëndrime të shkelura deri tash.

Statusi i plotë:

Emri më i përfolur për një 24 orësh, pas emrit Zot(God, Allah), ndoshta edhe pas emrit të Joe Biden është Albin Kurti!

Është i jashtëzakonshëm ky fakt, dhe kërkon studim! Matematika më e thjeshtë thotë që, të paktën deri në 2Milion herë në ditë, ose shkruhet ose thuhet ky emër!!!

Rezulton të jetë njeri më ndryshe dhe shumë specifik! Nga një popull i vogël një emër i madh!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close