fbpx
Lajme

SHQETËSUESE: Rekord i ZI në Universitetin “Kadri Zeka”, rënie drastike e numrit të maturantëve

Universiteti “Kadri Zeka”, më 5 korrik 2019 ka shpallur Konkursin për për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore baçelor, në vitin akademik 2019-2020. Afati për aplikim ka përfunduar me 15 korrik 2019.

Në komunikatën e lëshuar më herët nga Universiteti “Kadri Zeka”, thuhet se ka konkurrencë të lartë dhe fluks të madh për aplikim në këtë institucion universitar.

Në realitet, komunikata e Universitetit “Kadri Zeka”, fatkeqësisht nuk e pasqyron as për së afërmi gjendjen reale.

Në statistikat të cilat i kemi siguruar ne, vërehet saktësisht trendi negativ i aplikantëve të rinj në këtë institucion universitar.

Universiteti “Kadri Zeka” ka shpallur gjithsej 925 pozita në katër drejtimet (Ekonomik, Juridik, Edukim dhe Shkenca Kompjuterike), ndërsa kanë aplikuar vetëm 799 maturantë.

Redaksia jonë ka siguruar shifrat e aplikantëve në pesë vitet e fundit dhe trendi i rënies është shumë shqetësues nga viti në vit. Ne ju sjellim shifrat e sakta;

⁃ Në vitin 2015 / gjithsej 1593 maturantë

⁃ Në vitin 2016 / gjithsej 1649 maturantë

⁃ Në vitin 2017 / gjithsej 693 maturantë (Pa drejtimet e Edukimit dhe Shkencave Kompjuterike – sepse nuk ishin akredituar atë kohë)

⁃ Në vitin 2018 / gjithsej 1161 maturantë

⁃ Në vitin 2019 / gjithsej 799 maturantë

Brenda 4 viteve kemi mbi 50% më pak aplikantë në Universitetin Publik të Gjilanit.

Faktorët e rënies drastike të numrit të aplikantëve janë të shumtë; por njëri nga faktorët kryesor është padyshim edhe humbja e imazhit nga skandalet e shumta të cilat e kanë kapluar këtë Universitet.

Mediumet më të njohura të Kosovës, vazhdimisht kanë publikuar skandalet e shumta të cilët kanë përfshirë Rektorin, Menaxhmentin dhe Zyrtarët e ndryshëm të këtij Universiteti.

Fatkeqësisht, të gjithë brenda Universitetit – përfshirë edhe Organizatat Studentore kanë heshtur dhe nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve sistematike ligjore të kryera eksluzivisht nga një çark i ngushtë i njerëzve, ndërsa tani e vazhdimisht pasojat padrejtësisht po i bartin studentët dhe vetëm studentët.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close