fbpx
Lajme

Mehmetaj – Pandurit e VV-së: Kurti e ka shpallë dëshmor Astrit Deharin që e ka gjujtë me zolë Kuvendin, pse nuk iu pengojke?

Lirim Mehmetaj

Unë i kuptoj këta që e kanë të rëndë ta projektojnë Faton Hajrizin si hero. Madje i kuptoj që iu pengon edhe kur dikush tjetër e quan të tillë.

Në rregull.

Ama pse nuk iu pengojke njëjtë kur Albin Kurti ua pat shpallë dëshmor Astrit Deharin?

Një djalë i vetëvrarë në paraburgim, ku po qëndronte nën dyshimet për përfshirjen në një prej veprave terroriste më të mëdha pas lufte: gjuajtjen e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës së Kosovës me zollë.

Përveç sulmit të Radojiçiç-it në Veri, Kosova s’ka përjetuar sulm tjetër aq të madh kundër Republikës sesa tentimi për ta rrëzuar me zollë shtëpinë qendrore të kësaj republike, parlamentin.

Nuk ju pengon as kur Albin Kurti ua krahason Astrit Deharin me Adem Demaçin.

Simboli më i madh i rezistencës kombëtare krahasohet me një aktivist partiak i akuzuar për sulm ndaj shtetit për të cilin e bëri sakrificën Demaçi e ju shukatni.

Kështu që, pak problem me ua marrë parasysh shqetësimet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close