fbpx
Lajme

Memli Krasniqi “godet” Bekim Haxhiun: Po kërkojnë vota në emër të PDK-së, por PDK e ka një numër 177

Kryetari i PDK-së z. Memli Krasniqi e ka kritikuar ashpër Bekim Haxhiun, pasi që ky i fundit në një emision televiziv kishte thënë se “Kadri Veseli ka thënë se nuk do të nxjerr kurrë kandidat kundër Familjes Jashari”.

Këtë e ka demantuar edhe Kryetari i PDK-së z. Memli Krasniqi duke thënë se Kadri Veseli nuk e ka lënë asnjë amanet të tillë dhe emri i tij po keqpërdoret nga Bekim Haxhiu i njohur ndryshe si Kamishi.

Më tutje, Memli Krasniqi ka thënë se veprimi i Bekim Haxhiut do të trajtohet nga organet e brendshme të PDK-së.

Memli Krasniqi ka thënë se ata po thirrën dhe po kërkojnë vota në emër të PDK-së, për të krijuar mjegull. Por, sipas tij PDK e ka vetëm një emër z. Fadil Nura kandidat dhe një numër në Skënderaj, numrin 177.

Ai ka thënë se edhe në Skënderaj dhe në Drenas do të fitojnë pa balotazh në rundin e parë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close