Lajme
Miftaraj: Nga nesër Policia para çdo veprimi duhet të koordinohet me KFOR dhe EULEX
Shkruan: Ehat Miftaraj
Kosova pa pikë dyshimi se ka me fitu nga marreveshja javen e ardhshme ne Bruksel.
Sigurisht çdo fitore ka edhe humbjet e veta.
Çka fiton Kosova?
1. Nuk do të jetë lajm në mediat ndërkombetare se eshte vend qe cenon paqen, stabilitetin dhe sigurine ne rajon.
2. Masat/sanksionet e BE dhe ShBA anulohen.
3. Policët tanë shembullore mund t’i kthehen jetës normale me familjarët e tyre.
Pasojat pêr Kosovën?
Nëse deri sot FSK është dashur te marr leje nga KFOR per te shkuar ne veri, nga neser Policia e Kosoves para ndermarrjes se çdo veprimi duhet te koordinohet me KFOR dhe EULEX.
Natën e mirë dashamirë të sundimit te ligjit dhe shtrirjes se sovranitetit.