Milaim Zeka në rolin e prokurorit, tregon për cilën vrasje po akuzohet Sali Mustafa
Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, ka reaguar pas arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, Sali Mustafa, nga ana e Gjykatës Speciale.Zeka thotë se sipas burimeve të tij, Mustafa dyshohet për disa vrasje gjatë luftës dhe sipas tij, të paktën një vrasje të pasluftës, të një zyrtari të lartë Lidhjes Demokratike të Kosovës.Sipas Zekës, ditëve në vijim mund të ketë arrestime tjera.
Shkrimi i plotë nga Milaim Zeka:
Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz
Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se.
Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar.
Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim.