Milaim Zeka ‘plas’ bombën: Albin Kurti kërkon të fusë në kurth Edi Ramën, ky është skenari
Analisti Milaim Zeka, ishte sot i ftuar në Top Talk, ku dha deklaratën e fortë se “kryeministri i Kosovës po fut në kurth Edi Ramën”.“Qeveria Kurti po vazhdon duke luajtur rolin e një qeverie hipokrite, e cila ndërkohë që nuk ka pranuar vaksinat nga kryeministri Edi Rama, vetëm për inate politike. Po kërkon të fusë në kurth Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje publike për ngritjen e një padie në gjykatën ndërkombëtare për genocid. Është kurth sepse hap armiqësi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë që ne i propozuam Edi Ramës dhe Presidentit të Shqipërisë që të bëjë një padi por ata nuk e bënë dhe kjo shkakton një hasmëri dhe një urrejtje”.Sipas Zekës, këto veprime, Kurti i bën si “strategji e Albin Kurtit që qytetari i Kosovës ta humbë vëmendjen nga problemet reale”. “Problem real për qytetarët tanë atje është vaksinimi i popullsisë dhe papunësia”, shton analisti.
Sipas tij, edhe përfshirja e Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, ishte e gabuar.
“Çfarë iu desh Albin Kurtit që të vinte me deputetë të Vetëvendosjes dhe të përzihej në fushatën elektorale në Shqipëri. Është vazhdim i skenarit”.Më tej, Milaim Zeka flet për grupe antishqiptare në të dyja vendet:
“Sa herë fillon sezoni i turizmit, qarqe të ndryshme antishqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, u bëjnë thirrje turistëve kosovarë që të mos vijnë në Shqipëri. Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, duke sjellë fotografi se gjoja hotelet e ndryshme në Durrës kanë varur flamujt e Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë dhe se gjoja pushuesit kosovarë nëpër plazhet e Shqipërisë keqtrajtohen”./Top Channel/