Milaim Zeka publikon dokumentin ku dëshmohet se Kryetari i VV-së në Mitrovicë ishte pjesë e JUL-it
Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebok, ka shkruar në lidhje me një dokument i cili tregon që një njeri i VV-së, në Mitrovicë paska qenë anëtar i partisë të Mira Markoviçit, gruas të Millosheviçit.,
Zeka thotë që kushdo që është anëtar i kësaj partie i ka krejt privilegjet e botës duke përmendur kështu Thaçin, Veselin, Haradinajn dhe Limajn.
“Me kane njeri i kesaje partie, ose i SPS te Millosheviçit, ose punetor i UDB-es jugosllave, krejte privilegjet e botes i ke pas te Hashimi, te Kadria, te Ramushi, te Fatmiri, e te gjithe me rend“- shkruan Zeka.
Postimi i plotë i Zekës:
Me kane anetar i JUL-it jugosllav, nuk eshte lajm
Po çarkullon nje dokument se si njeri i VV ne Mitrovice paska qene anetar i partise te Mira Markoviçit, gruase te Millosheviçit.
Me kane njeri i kesaje partie, ose i SPS te Millosheviçit, ose punetor i UDB-es jugosllave, krejte privilegjet e botes i ke pas te Hashimi, te Kadria, te Ramushi, te Fatmiri, e te gjithe me rend. Te tille ka pase edhe ne postete e ministrave e zevendeskryeministra, madje njeri ka qene edhe kryeminister e president i vendit. Pyetne xheneralin Rrahim Ademi edhe ju tregon per kende e kam fjalen?! Pyetne edhe Kadrine, Hashimin e Ramushin, se edhe ata e dine.
Kam pas fole ne parlament per kete pune, po kujte i hane palla per kete pune…!!!