fbpx
Lajme

Ambasadori Petrisch: Thaçi është një personalitetet i cili ka shkruar historinë evropiane

Fjalimi lavdërues për motivacionin e dhënies së çmimit “GoldenArrow” për Hashim Thaçin ishte mbajtur nga Wolfgang Petritsch në vitin 2015, i cili ka qenë i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Kosovën (1998-1999), dhe negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për Kosovën në Rambouillet dhe Paris (1999).

Petritsch më vonë ka qenë Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje Hercegovinën. Ai ka shërbyer si ambasador austriak në selinë e Gjenevës të OKB-së (2002-2008), si dhe ambasador pranë OECD në Paris (2008-2013). Aktualisht është president EuropeanCultural Fund, i fondacionit austriak Marshall Plan, si dhe fellow në Universitetin e Harvardit.

Fjalimi i i plotë i ambasadorit Wolfgang Petrich për Hashim Thaçin, në ceremoninë e ndarjes se çmimit ‘Shigjeta e Artë’ në Vjenë:

Zonja dhe zotërinj,

F.W. de Klerk, ish-President i Republikës së Afrikës Jugore, laureat i Çmimit Nobel Për Paqe,

MohammedElBaradei, laureat i Nobel për Paqe,

ViktorYushchenko, ish-President i Ukrainës,

VaclavKlaus, ish-President i Republikës Çeke,

OthmarKaras, anëtar i Parlamentit Evropian,

DavidUngar-Klein, InitiatorViennaCongress dhe Drejtor Menaxhues i CreateConnections,

Është nder dhe privilegj i madh të prezantoj Hashim Thaçin si marrës të çmimit “GoldenArrowLifetimeAchievementAward”.

Hashim Thaçi është një personalitetet, i cili ka shkruar historinë evropiane nëpërmjet dy ngjarjeve të shquara:

Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi si kryeminister i parë i Republikës së Kosovës, e ka çuar vendin e tij drejt shpalljes së pavarësisë.

Pesë vjet më vonë, në prill 2013, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, marrëveshja historike mes Serbisë dhe Kosovës u arrit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Ishte në sajë të dy kryeministrave në atë kohë.

Ivica Dacic nga Serbia dhe Hashim Thaçi – që u mundësua një proces i kapërcimit të armiqësisë së vjetër dhe të kaluares së dhunshme mes dy komuniteteve është përuruar. Me këtë akt të paprecedent dhe të guximshëm politik, një epokë e re në Ballkanin Perëndimor – më e qetë dhe më pak antagoniste – është krijuar nga këta dy shtetarë të shquar.

Më lejoni të ju kujtojë disa fakte biografike:

Hashim Thaçi është lind dhe rritur në rajonin e Drenicës, në zemrën e Kosovës, ish-provinca e Jugosllavisë së Titos. Ai përfundoi arsimin e tij fillor dhe të mesëm aty, pra se të pranohet në Universitetin e Prishtinës.

Ishin kohërat kur Jugosllavia u shpërbë me dhunë. Kur Lufta e Ftohtë erdhi në një fund të qetë të një seri të luftërave të shkëputjeve mes 1991 dhe 1995 – nga Sllovenia në Kroaci dhe më në fund Bosnje – grisi këtë vend multietnik të Jugosllavisë veç e veç.

Ishte kulmi i konfliktit kur preku Kosovën. Tragjedia jugosllave filloi në shumë mënyra në Kosovë, kur provincës u hoqi nga statusi i saj i autonomisë. Kjo është koha kur Hashimi filloi të përfshihet në lëvizjen e protestës. Nga 1991 deri 1993 ai ishte lider i padiskutueshëm i nxënësve rebel, që në një akt të mosbindjes civile luftuan politikat represive të Beogradit. Këto vite të rezistencës pa dyshim e kanë përgatitur kryeministrin e ardhshëm për karrierën e tij politike.

Mes viteve 1986 dhe 1998, kryeministri i ardhshëm dhe themeluesi i partisë më të fortë në Kosovë, Hashim Thaçi, vijoi studimet në Universitetin e Cyrihut. Aty ai e studio dhe lëvroi gjuhën gjermane, gjë që ishte jashtëzakonisht e dobishme kur vendosëm kontakt për herë të parë.

Ai si udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe unë si i Dërguar Special i Bashkimit Evropian dhe Kryenegociator në bisedimet për planin e paqes në Rambuje dhe Paris më 1998/1999. Në një moshë të re prej më pak se 30-vjeç – Thaçi u bë pika më e fortë e delegacionit të Kosovës. Falënderuar atij, Marrëveshja për Paqe e Rambujesë u nënshkrua nga delegacioni kosovar. Fatkeqësisht, Beogradi refuzoi dhe kështu humbi një mundësi të madhe për paqen në rajon. Mjerisht, më 1999, lufta morri një hov edhe më të madh në gjithë Kosovës aty ku gjithçka filloi (më 1989 autonomia e Kosovës u suprimua).

Pas ndërhyrjes së NATO-s dhe nën Administratën e OKB-së, Hashim Thaçi sërish luajti role të rëndësishme.

Ai ishte anëtar i Grupit të Unitetit që negocioi me sukses me të Dërguarin Special të OKB-së, Marti Ahtisaari, dhe zëvendësin e tij, Albert Rohan.

Përkundër moshës së tij të re, Hashim Thaçi, është një nga politikanët më me përvojë në rajon dhe konsiderohet nga kosovarët – themelues i Kosovës së pavarur.

Për këtë ai me të drejtë e meriton këtë çmim nderi.

Zonja dhe zotërinj

E ardhmja e Kosovës është në Evropë, prandaj marrëdhëniet me Brukselin janë të një rëndësie kyçe.

Raporti i fundit i Progresit i jep një vlerësim mjaft pozitiv gjendjes së tanishme në vend.

Por raporti i Brukselit gjithashtu thekson sfidat të cilat shteti juaj i ndan me pothuajse të gjithë fqinjët tuaj:

Një shqetësim i madh është sundimi i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ju përgëzoj për përkushtimin tuaj që të trajtoni çështjet e së shkuarës, synime këto të Gjykatës Speciale.

Raporti konkludon se:

“Progresi i Kosovës drejt së ardhmes së saj evropiane është jetësuar falë përparimit që Kosova ka shënuar në zbatimin e reformave dhe në përkushtimin e saj të vazhdueshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ku është pare një progres i madh.”

Ky, i dashur Hashim, është rezultat i përkushtimit tënd që – një herë e përgjithmonë – të mbyllet kapitulli i urrejtjes dhe dhunës etnike në mes shqiptarëve dhe serbëve.

Për kontributin tënd të shquar për pajtim dhe evropianizim, ti me të vërtetë e meriton këtë çmim. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close