fbpx
Lajme

“Biografia e zezë e pronarit të botës sot, Zeka tregon historinë, nga UDB në Lindjen e Mesme”

Shkruan Milaim Zeka.

Kush eshte Xhevdet (Ibrahim) Mazrekaj, botuesi i gazetes “BotaSot”?!


Xhevdet Mazrekaj, ka lindur ne fshatin Voksh te Deçanit ne vitin 1959. Ka te kryer shkollen e mesme ne Peje, i vetmi nivel arsimor i tij.
Niveli intelektual; finok me lidhje te forta me qarqe te dyshimta. Eshte i martuar, jeton ne Zvicer dhe eshte botues i gazetes „Bota Sot“.
Familja e Xhevdet Mazrekajt, ishte ne gjak me familjen e Heset Mazrekajt, qe ishin edhe kushuri jo edhe te larget. Vrasja ishte bere per shkaqe pronesore. Pas nje kohe nga frika e gjakmarrjes familja e tyre shperngulet ne Peje per te jetuar ne vitin 1970.

Kjo familje ne ato ane njihet si familja e „nemeceve“ te Vokshit, sepse te paret e tyre kishin problem me shqisat e te ndegjuarit.
Babai i Xhevdetit, Ibrahim Mazrekaj, ishte i lidhur me UDB-ne, mbante revole me leje dhe koketonte me eksponent te saj. UDB-a, pikerisht gjente mbeshtetje te familjet qe ishin ne gjak njera me tjetren.

Mixha i Xhevdetit-vellai i babait, ne vitin 1950 dergohet nga UDB-a si diverzant ne Shqiperi, me mision special. Ne Shqiperi ai arriti t’i kryej disa akte spiunimi dhe disa tjera subverzive per llogari te UDB-se. Kthehet ne Kosove pas nje kohe, per t’u derguar perseri ne Shqiperi me direktiva te UDB-se. Por, „Sigurimi“ i Shqiperise i bie ne gjurme veprimtarise se tij antikombetare dhe e burgos vetem disa dite pasiqe ishte futur brenda teritorit shqiptar. Denohet me 15 vite burg dhe pas vuajtjes se denimit ekstradohet per ne Jugosllavi.

I gjithe misioni organizohej nga OZNA dhe Spasoje Gjakoviçi ne fillim dhe me vone nga udbashi Çedo Mijoviç, shef i resorit te UDB-se, qe merrej ekskluvizisht me Shqiperine!

Xhevdet Mazrekaj, ne vitin 1981, pas shperthimit te demonstratave, punesohet ne SPB-ne e Kosoves si polic . Teresisht ka patur qendrimin projugosllav dhe eshte treguar shume lojal. Ka qene shume thelle i ingranuar ne sherbimin sekret te ish Jugosllavise UDB-ne. Ne vitin 1987 largohet vullnetarisht nga detyra e policit dhe emigron ne Zvicer.

Xhevdet Mazrekaj, ne Zvicer fillimisht hape nje Agjenci turistike, me te hollat e Hajdin Sejdise.

Xhevdet Mazrekaj, ne vitin 1991 kishte financuar fushaten elektorale te PD-se me nje shume prej 50.000 USD. Keto te holla mbuloheshin nga firmat piramidale ne Shqiperi. Perfitues ne kete rast ishin Abdi Baleta dhe Ylli Rakipi.

Xhevdet Mazrekaj, pas burgosjes se Hajdin Sejdise ne Shqiperi dhe ekstradimit te tij ne Zvicer, ne vitin 1993, nje kohe jeton ne Shqiperi, ku gjeti mbrojtje politike dhe juridike nga Abdi Baleta-deputet me peshe i PD-se atehere por qe ushtronte edhe profesionin e avokatit.

Xhevdet Mazrekaj, ishtr pjese e misionit special te UDB-se, qe ne Shqiperi te krijohet nje urrejtje per shqiptaret e Kosoves si; mashtrues, kriminel, amoral, matrapaz etj! Faktikisht propadanda e sofistikuar e UDB-se e perçuar permes te bemave dhe prapshtive te Xhevdet Mazrekajt ne Shqiperi me sloganin; „Ja se kush jane kosovaret“ ; startoi dhe u ushqye pikerisht nga ky!

Xhevdet Mazrekaj, per t’i ikur drejtesise ne Zvicer dhe Shqiperi, ne vitin 1994 me nje pasaporte me emer te legjenduar si Ali Bardhi, te leshuar nga Tirana zyrtare, largohet per ne Lindjen e Mesme. Atje jeton nje vit dhe kthehet ne Zvicer, pasiqe organet e drejtesise atje pushuan hetimet ndaj tij, sepse tere pergjegjesine e kishte marre mbi vete Hajdin Sejdija, per ta lene jasht burgut Xhevdet Mazrekajn.

Xhevdet Mazrekaj, ne muajin qershor te vitit 1995 fillon botimin e gazetes „Bota Sot“, pas nje krize te madhe financiare qe kishte me rastin e burgosjes se Hajdin Sejdise. Shtrohet pyetja; si erdhi deri te kjo ide Xhevdet Mazrekaj, i cili kurre nuk kishte lexuar per asnje dite shtypin ditor?! Nga ku dhe si u siguruan te hollat pernjehere per botimin e gazetes ne Zvicer, Gjermani, Amerike dhe Kanada? Per t’u pergjigjur ne keto pyetje misterioze, duhet hyre thelle ne boten e erret te gazetes „Bota Sot“ dhe kombinimet e sistemit operacional te sherbimit sekret serb!

Per financuesit e kesaj gazete u gjet me konvenuese qe gazeta ta kishte qendren ne Zvicer. Kjo u be jo rastesisht, sepse kishte efekt me te madh te lexuesit ne Zvicer te cilet ishin shume aktiv dhe njiheshin si militante te çeshtjes kombetare. Roli i saj ishte shume negativ, sepse per nje kohe topiti tehun e rezistences dhe vrullit çlirimtar te nje pjese e mergates kosovare ne Zvicer.

Xhevdet Mazrekaj, duke ndjer obligime ndaj Abdi Baletes, mikut te tij qe e kishte ndihmuar ne ditet me te veshtira, kishte vendosur ta ftonte dhe ta bente perfaqesues te gazetes „Bota Sot“ ne Shqiperi.

Abdi Baleta, i ndihmuar nga Hysamedin Feraj, brenda nje kohe shume te shkurter e shendrruan gazeten ne nje filiale te fundamentalizmit islamik. Gjate luftes se Kosoves 1998-1999, kjo gazete permes shkrimeve te Abdi Baletes, bente thirrje per lufte „xhihadi“ kunder Serbise. Kjo reflektonte shume negativisht ne sy te nderkombetarve.

Xhevdet Mazrekaj, pergjate gjthe veprimtarise se tij qe nga numri i pare i botimit te gazetes „Bota Sot“ eshte mekatari me i madh ne raport me vlerat kombetare. Ndersa gjate luftes dhe pas luftes eshte mekatari me i madh ne raport me luftetaret e UÇK-se . Dhe sipas „tagrit“ te fituar, ketij duhet t’i mohohet gjithçka qe e lidh me Kosoven!

Xhevdet Mazrekaj, dhe galeria e karakterit te tij personifikon; dredharakun, matrapazin, genjeshtarin dhe spiunin. Ne histori kjo kategori njerzish, asnjehere nuk i kane sjell dobi kombit. Keta jane te destinuar te vdesin me turpe. Kjo hallke e dallkaukve si Xhevdet Mazrekaj, dhe gjithe „eminenca-gri“ afer gazetes „Bota Sot“ me vetdije te plote kane notuar dhe po notojne neper misionet dhe kombinacionet konspirative te sherbimit sekret serb.

Kam botuar vetem nje pjese te dosjes per kete krijese, vetem per ta kuptuar opinioni mbare shqiptar se kush eshte ai i cili nuk len rast pa njollosur çdo te perndjekur dhe te persekutuar nga ish regjimi jugosllav dhe ai i Millosheviçit. Ne dosje ka gjera shume me te renda, po per shkak te etikes, i kam hequr…!!!

Do flasim edhe per disa botues te tjere, edhe ne Kosove, te cilet kane pasur lidhje te forta me gruan e Millosheviçit…!!!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close