fbpx
Lajme

Muzgu i dinarit serb në Kosovë, ku futet Asociacioni në këtë “lojë”? Prapaskenat e frikshme

Akti më i lartë juridik i vendit – Kushtetuta e Kosovës – e jep që “mjet i vlefshëm pagese në Republikën e Kosovës është një valutë e vetme” (Neni 11) dhe se Banka Qendrore e Kosovës është Autoriteti Qendror Bankar që e përcakton këtë. Kjo është çështja që nga 9 prilli i vitit 2008 kur Kushtetuta e Kosovës është miratuar ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Ndërkaq vetëm ditëve të fundit u bë edhe brum për debat të madh kur BQK miratoi rregulloren e re ku specifikohet – ajo që është vetëevidente – se “(…) valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesav…është euro, si valutë e vetme (…)”.

Kjo natyrish ngreu vëmendjen kah veriu i vendit të cilët përdorin valutën serbe, dinarin, zë të cilin e amplifikoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “duke filluar nga 1 shkurti” Qeveria e Kosovës “do të ndalojë dinarin dhe transaksionet në dinarë” që Serbia, përmes sistemit të saj të pagesave, e ekzekuton te serbët e Kosovës përmes sistemit paralel, ndihmave sociale, pensioneve, donacioneve etj.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se rregullorja e re e BQK-së nuk ka të bëjë gjë me ndalim/lejim të dinarit serb; sepse “nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё”.

Mediat e kontrolluara nga Beogradi zyrtar tashmë veç kanë nisur spinin rreth çështjes së “ndalesës” së dinarit serb në Kosovë dhe “çka pritet të veprohet” nga Serbia. Media kryekëput nën kontroll të SNS-së së Vuçiqit, “Novosti”, shkruan me “burime jozyrtare” se po shihen “zgjidhje alternative” përmes Bankës së Kursimeve (Postanska Štedionica, një nga bankat më të mëdha në Serbi) degët e të cilës operojnë edhe në Kosovë “ose përmes një bankeje të ndërmjetme”.

Kjo të çon një korrelacion me regjistrimin dhe licensimin (në sistemin ligjor të Kosovës) të Elektroserverit për njesimin dhe inkasimin e energjisë elektrike në komunat veriore të banuara me shumicë serbe; si kompani shtetërore serbe që regjistrohet si entitet në Kosovës; me atë të një “bankeje serbe” që do të shërbente si një “bankë qendrore të Asociacionit”; e cila për më tepër është edhe e germëzuar/skicuar në draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Serbia e cila financon dhe paguan sistemet e saj paralele në Kosovë – ato shëndetësore, arsimore, e madje edhe infrastrukturore, etj – do të duhet t’i zhbëjë ato dhe t’i vendos nën ombrellën e Asocacionit; Asociacion të cilin do ta financojë vetë ajo.

Por, si e financon me t’u themeluar Asociacioni?

Në draft-Statut të BE-së (që është pranuar nga Kosova) Asociacioni do të ketë xhirollogarinë e saj bankare “në një institucion financiar të licensuar dhe të regjistruar me Bankën Qendrore të Kosovës (….) shpenzimet e të cilës do t’i nënshtrohen auditimit nga autoritetet kompetente përfshirë Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës”.

Pra, vetë në draft-Statut të Asociacionit skicohet mundësia (jo domosdoshmërisht, por mendja e ha që po) e një bankeje të re të regjistruar në Kosovë dhe të licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës; ndërsa do të auditohet aktiviteti financiar i saj, e që sipas rregullores së re të BQK-së më 1 shkurt (por edhe Nenit 11 të Kushtetutës) transaksionet në pagesa do të lejohen “vetëm në euro”.

Se a sheh si “zbatim të heshtur” apo si “trasim të rrugës” edhe të mëtejmë drejt themelimit të Asociacionit e kemi pyetur zyrtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ai e suspendon gjykimin në atë se “duhet të presim epilogun e këtij vendimi”, ndonëse në leximin e tij të përgjithsëm ai thotë se “çdo veprim ‘sovranist’ po na përfundon duke u diskutuar me Serbinë dhe pastaj po na kthehet në dokument/marrëveshje zyrtare, me koncesione, që trasojnë rrugën për autonomi etnike”.

Janë disa veprime “sovraniste” të këtij pushteti, që po trasojnë rrugën për Zajednicë dhe Autonomi. Ne duhet të presin epilogun e këtij vendimi. I njejti nëse përfundon në tryezën i dialogut, e konfirmon shqetësmin tonë”, tha Rukiqi në një përgjigje për Nacionale.

Ndërkaq një lexim “koncesionalist” rreth kësaj “përleshje” (mos)ndalimi të përdorimit të dinarit në Kosovë e ka dhënë Këshilli Kombëtar i Serbëve, të cilët e quuajnë “lëshim i Beogradit ndaj Prishtinës për zbatim në heshtje të planit franko-gjerman”.

Të mësuar me deklarata të tilla disfatiste të Presidentit të Serbisë, të cilat për të kush e di të satën herë shpall përkeqësim shtesë të kushteve të jetesës së serbëve të mbetur në Kosovë, Këshilli Kombëtar Serb i interpreton ato si një tjetër në një seri marrëveshjesh të paracaktuara me Prishtinën, zbatimi i së cilës tani ka ardhur”. kanë thënë nga SNV.

Qëllimi i një vendimi të tillë të Beogradit, në negociatat e mëtejshme me Prishtinën, e cila, siç pretendon presidenti Vuçiq, shpall heqjen e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore dhe ndalimin e përdorimit të dinarëve, mund të jetë njoftimi për gjetjen e një zgjidhjeje për financimi i ardhshëm i të punësuarve në institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë përmes Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga SNV.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close