fbpx
Lajme

Ministri i Drejtësisë nervozohet me reagimin e Ambasadorit amerikan

Ministri i Drejtësisë ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan z. Kosnet, për reagimin dhe shprehjen e pakënaqësisë së këtij të fundit me një vendim të Ministrit të Drejtësisë z. Abelard Tahiri.

Ministri i Drejtësisë gjatë reagimit të tij shprehet se ambasadori amerikan nuk është duke i ditur kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë: /epilogu/

Ja reagimi i plotë;

Si Ministër i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, unë mirëkuptoj dhe i bashkëngjitëm vullnetit të mirë të partnerëve tanë strategjik për fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat përmes programeve të shumta kanë qenë dhe janë mbështetës të fuqishëm të reformave që kemi ndërmarrë dhe po vazhdojmë t’i avancojmë brenda sistemit të drejtësisë.�Por, sot kam hasur në lajme që iu kanë referuar ambasadorit Amerikan në Kosovë, z. Kosnett, i cili ka cituar tërësisht në mënyrë të gabuar kompetencat që ushtron Ministria që unë drejtoj, me rastin e raportimit të një vendimi për pezullim të burgimit që i është bërë një individi të caktuar.

Dëshiroj të sqaroj opinionin e gjerë, ambasadorin Kosnett dhe mediat e respektuara se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të liruar nga vuajtja e dënimit, apo pezullimi i dënimit për asnjë person. E vetmja kompetencë që ndërlidhë Ministrinë e Drejtësisë me personat e dënuar, është menaxhimi me Qendrat Korrektuese, të cilat, në secilën rrethanë që ndërlidhet me lirimin apo mbajtjen e personave të dënuar brenda burgjeve, zbatojnë vendimet e organeve të pavarura, përkatësisht vendimeve gjyqësore, siç ndodhë rëndom në shtetet ku sundon rendi dhe ligji.

Unë kërkoj dhe ftoj që gjeneruesit e këtij lajmi, si dhe Ambasadori Kosnett, të kenë referencë të saktë ligjore mbi procedurat që ndiqen për të liruar ose mbajtur dikë brenda qendrave korrektuese. Pas verifikimit të këtyre procedurave, besoj se do ta kenë të qartë se lajmi i lansuar nuk ka asnjë ndërlidhje të asnjë forme me Ministrin dhe me Ministrinë e Drejtësisë.�Për fund, dëshiroj të siguroj qytetarët dhe partnerët tanë, se konsolidimit të shtetit ligjor dhe reformave që e bëjnë të mundur atë, jemi duke i kontribuar pareshtur dhe do t’i kontribuojmë në vazhdimësi, duke llogaritur vazhdimisht edhe në ndihmën e tyre

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close