fbpx
Lajme

“Hakif Bajrami kishte lejen e Ali Shukriut për të hulumtuar në arkivat e Beogradit”

Një ngjarje e madhe u bë lajm botëror dhe me të lidhej emri i një historiani kontrovers të Kosovës – Hakif Bajramit. Fjala është për implikimet e Kurt Waldheimit – ish-Sekretarit të OKB-së që më 1988 ishte president i Austrisë – në gjoja krime gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 7 shkurt të vitit 1988, Agjencia Telegrafike Hebraike (JTA), raporton se Waldheim ka marrë pjesë në ekzekutimin e “104 shqiptarëve në Kampin e Prishtinës” më 1944. Por, historianët gjermanë që nisën të hulumtojnë të kaluarën e Waldheimit, nuk mundnin të gjenin dokumentet që e ndërlidhnin atë me këto krime apo deportimin e civilëve të ish-Jugosllavisë në kampet e punës e të vdekjes. Zyra e Waldheimit (Presidenca austriake), siç raportonte JTA, kishte mohuar këto akuza që u publikuan edhe nga javorja gjermane Der Spiegel.

Akuzat vinin pikërisht nga Bajrami, që ishte drejtor i Arkivit të Kosovës dhe kryetar i Komisionit të Historianëve që merreshin me shkrimin e historisë së Partisë Komuniste të Kosovës. Për të thuhej se kishte lejen e Ali Shukriut – “shqiptarit të ndershëm”, komunistit luajal të politikës serbe – për të hulumtuar arkivat e Beogradit. Ndaj, ende ekzistojnë dyshimet se publikimet që ndërlidhen me figurën e Waldhemit, i ishin servuar Bajramit për interesa të politikës së asaj kohe. Se diçka e dyshimtë ishte këtu, dëshmon fakti se Bajrami kishte refuzuar të bashkëpunonte me një komision ndërkombëtar të historianëve, të formuar nga Austria, për të hulumtuar të kaluarën ushtarake të Waldheimit. /telegrafi/ https://telegrafi.com/viti-1988-fillimi-fundit-te-jugosllavise-dhe-dalja-e-ibrahim-rugoves-ne-skenen-politike-te-kosoves/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close