fbpx
Lajme

Ministri i Financave: Papunësia është ulur në kohën e pandemisë

Ministri i Financave, Bisnik Bislimi, habiti jo pak dje me deklaratën e tij kur tha se papunësia në muajit e fundit është ulur për 6.6 %.

Ai tha se “ndryshimi mes të regjistruarve të rinj dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit”.

Bislimi tha më tej se gjatë aplikimit të punëtorëve për masën 3,8 dhe 14 të pakos emergjente janë regjistruar 9.946 punëtorë të rinj.

Kjo deklaratë e tij “shokoi” ekonosmistët, zyrtarë të partive por jo vetëm.

Betim Gjoshi nga PDK ka ironizuar jo pak me ministrin Bislimi duke thënë se babai i ekonomisë moderne, Adam Smith, me siguri do të kishte pasur dëshirë të ishte gjallë për të parë se si edhe Kosova që është bllokuar, si krejt bota, ka arritur ta ulë numrin e të papunëve me 6.6%, shkruan Reporteri.net.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close