fbpx
Rozë

Të mërkurën lansohet projekti i ri i Majk (Foto)

Reperi shqiptar, Majk, pritet të godasë tregun muzikor me projektin e ri të mërkurën.

Ai ka bërë gati një këngë të re që titullohet “Tarantino” dhe që lansohet qysh të mërkurën në ora 18:00.

“Tarantino” ka kohë që po punohet dhe që tash do të vijë si një prurje e re në tregun muzikor shqiptar.

Kënga është punuar me klip dhe do të jetë një risi e madhe pasi e kthen Majkun në stilin e hip hopit, pas disa këngëve më ndryshe të tij.

Majk ka pasur një prej viteve më të suksesshme në karrierë me projektit “Katile”, “Stila dhe “High 4”.

Me performancat e tij ai ka lënë gjurmë gjatë verës me një numër të koncerteve të suksesshme.

Katile nga Majk është hit i madh me dhjetëra miliona klikime…

Majk ndryshe është bërë edhe baba dhe po shijon faktin e të qenurit prind i djalit të vogël, Roanit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close