fbpx
Lajme

Urdhri i 5 shkurtit 1945 i nënshkruar nga Fadil Hoxha: Shaban Polluzha po bënë rezistencë të fortë

Analisti Jusuf Thaçi thotë se Fadil Hoxha është personaliteti që u ka bërë dëmin më të madh shqiptarëve. Sipas Thaçit, po të vepronte Hoxha si një nacionalist, çështja e projektit të shqiptarëve tashmë ishte e mbyllur. Thaçi thotë se Fadil Hoxha nuk kishte bindje komuniste por si karrierist i shërbeu komunizmit në Jugosllavi dhe Shqipëri.

“Urdhri i 5 shkurtit 1945, që është i nënshkruar edhe prej nënkomandantit Fadil Hoxha, detyra që u jepet forcave partizane për Shaban Polluzhën, që përshkruhet se forcat e Shaban Polluzhës në Drenicë, me një fuqi prej pese mijë ushtarë, po japin rezistencë të fortë…..dhe detyra është të vazhdohet me shkatërrimin, përndjekjen, eliminimin e armikut dhe çarmatimin e popullit. Pra, këta nuk e kanë pasur veç me Brigadën e Shaban Polluzhës. Por me krejt shqiptarët”, thotë Thaçi në Pressing.

“Problemi im me figurën e tij shkon edhe në nivele tjera sepse unë mendoj absolutisht, sidomos në raportin e projektit shqiptar, mendoj që Fadil Hoxha është personaliteti që i ka bërë dëmin më të madh shqiptarëve”, shtoi ai

Pse?

“Çka do të ndodhte sikur gjatë Luftës së Dytë Botërore në vend të Fadil Hoxhës të ishte një nacionalist, që do të shfrytëzonte situatën për ta jetësuar konferencën e Bujanit dhe e mira do të ishte të kishte përkrahjen edhe të komunistëve shqiptarë. Absolutisht projekti shqiptar do të kishte përfunduar që në atë kohë. Problemi do të zgjidhej krejt ndryshe. Zgjatim i kësaj është se këta që e mbrojnë Fadil Hoxhën, le që dojnë me i dhënë meritë që Fadil Hoxha ka dashtë me bashku Kosovën dhe Shqipërinë, në fakt qysh e interpretojnë këta, ne habitemi si kemi qenë në ndarë sepse supozohet se veç kemi qenë të bashkuar për shkak të Fadil Hoxhës, mirëpo ai (Hoxha) s’ka dhënë as kontributin më të vogël që shqiptarët që kanë qenë në ish-Jugosllavi me qenë një etnitet i përbashkët”, tha Thaçi.

“Një oportunist i pakontrolluar që u ka shërbyer edhe komunistëve jugosllav edhe atyre të Shqipërisë dhe i ka shërbyer asaj që shqiptarët me u nda edhe në kuadër të Jugosllavisë, mos me qenë etnitet i përbashkët i fortë, i fuqishëm që së paku me marrë statusin e kombit, e pastaj ndoshta edhe Republikës”, tha Thaçi

“Fadil Hoxha s’ka pasur as bindje komuniste, ai thjesht ishte një egoist, karrierist, dhe kaq. Në funksion të kësaj s’ka kalkuluar për dëmet që ja bën vendit dhe shoqërisë së vetë.

“S’ka pasur as ideologji”, shtoi ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close