fbpx
Rozë

Ardit Gjebrea tregon dështimin e tij si folës lajmesh

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të preferuar të publikut shqiptar.

Drejtuesi i ‘Të dielës Shqiptare’ ka zbuluar një detaj nga karriera e tij në gazetari që me siguri pak kush e dinte.

Gjebrea kishte ftuar Reiz Çiçon, sepse e ftuara e “Ka një mesazh për ty” sot e ka idhull folësin e “Klan” dhe me atë rast, tregoi se shumë vite më parë kishte provuar edhe vetë tek televizioni “Arbëria”, por aq keq kishte dalë, sa ai edicion nuk u dha fare.-shkruan Anabel.

“Isha një dështim i turpshëm dhe lajmet atë ditë nuk u dhanë.”, u shpreh Gjebrea duke qeshur.

Megjithatë, sipas Reiz Çiços nuk ka gjasa të ketë ndodhur kështu, pasi si në rastin e tij, të jesh drejtues spektakli dhe pastaj folës lajmesh, është më mirë.

“Është krejtësisht e natyrshme që showman-i i jep gazetarit të lajmeve lirshmëri. Unë e di, se përpara kam qenë showman.”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close