Molliqaj: Dy grupe të UÇK-së kanë ardhë me marrë Kurtin në Prishtinë ai ka refuzu me shku
Dardan Molliqaj, ish bashkëveprimtari më i afërt me Kryeministrin e tanishëm z. Albin Kurti, ka treguar detaje të pathëna rreth marrjes së statusit “veteran i UÇK-së” nga Albin Kurti.
“Albin Kurti na ka ftu në zyre, mu edhe Rexhep Selimin a me ba këtë punë (me nënshkru aplikacionin për veteran), Rexhep Selimi ka insistu me ba se thojke po dukesh si anti-UÇK, unë i kom thanë mos e bon, sepse ti ke jep dorëheqje prej UÇK-së, për arsye politike që s’ke besu, ke jep dorëheqje. Dy grupe të UÇK-së kanë ardhë me marrë Albin Kurtin në Prishtinë mas dorëheqjes së tij, mas fillimit të intervenimit të NATO-s e para arrestimit, ky ka refuzu, ka thanë du me ndejtë në Prishtinë. Kjo është çështje e tij politike. Dhe i kam thanë mos e bo se është në kundërshtim me ligjin, nuk më ka ngu mu dhe ka shku me Rexhep Selimin e ka nënshkru formularin”, tregoi Dardan Molliqaj në Debat Plus.