Pas largimit të tyre, pa treguar arsyen, ishte ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani ai i cili tha se ata janë larguar pa asnjë arsyetim duke shtuar se për mos respektim të kontratës, do t’i drejtohet ligjit.
Elshani më tej tha se kjo kompani i kishte bërë ata të famshëm dhe se të gjitha të drejtat e atyre këngëve i takojnë “On Records”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i reperit tjetër Mozzik. Vetëm pak minuta më parë, ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar reagimin e tij duke thënë se ka punuar tetë muaj pa pagesë dhe se talentin e ka nuk ia kanë dhënë ata.
“Më falni që i shkrova këta rreshta, por më prekët në sedër(nderin) tim”, kishte shkruar Mozzik.
Më tej Mozzik thotë se ai ka nënshkruar për punë dhe jo për fyerje, kërcënime dhe gjëra të tjera, ndërsa shpreh edhe mirënjohje për bashkëpunimin.