Mozzik i përgjigjet On Records: Erdha për punë, jo për fyerje e kërcënime
Disa orë më parë reperi i njohur Getinjo bëri të ditur se ai dhe vëllai i tij Mozzik që nga sot nuk do të jenë më pjesë e kompanisë “On Records”, me të cilën punuan për disa vite me radhë.
Pas largimit të tyre, pa treguar arsyen, ishte ish-menaxheri i tyre Mehmet Elshani ai i cili tha se ata janë larguar pa asnjë arsyetim duke shtuar se për mos respektim të kontratës, do t’i drejtohet ligjit.
Elshani më tej tha se kjo kompani i kishte bërë ata të famshëm dhe se të gjitha të drejtat e atyre këngëve i takojnë “On Records”.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i reperit tjetër Mozzik. Vetëm pak minuta më parë, ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar reagimin e tij duke thënë se ka punuar tetë muaj pa pagesë dhe se talentin e ka nuk ia kanë dhënë ata.
“Më falni që i shkrova këta rreshta, por më prekët në sedër(nderin) tim”, kishte shkruar Mozzik.
![]()
Më tej Mozzik thotë se ai ka nënshkruar për punë dhe jo për fyerje, kërcënime dhe gjëra të tjera, ndërsa shpreh edhe mirënjohje për bashkëpunimin.