fbpx
Lajme

Publikohet video: Dy javë ditë pas rënies së familjes Jashari, Kurti kërkonte paqe pa dhunë me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka befasuar opinionin publik kur mbrëmë në emisionin e debatit në ‘Pressing’ tha se ‘Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK”.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

Mirëpo, në një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku flasin aktivistë e artistë të ndryshëm në Prishtinë, ajo që kishte rënë në sy ishte deklarata e tash kryeministrit Albin Kurti.

Gjersa flet për luftën ai shpjegon pikëpamjet e tij për zgjidhjen e problemeve dhe thotë se “ai personalisht nuk do ta kapte kurrë armen, sepse dëshiron ndryshe t’i zgjidhë problemet”.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar. Kjo deklaratë ndodhi 2 javë pas rënies së familjes Jashari, më saktësisht me 16 mars 1998/Periskopi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close