fbpx
Rozë

“Luftë e hapur”, e pyetur për Rashelin ja çfarë thotë Kejvina!

Rashel Kolaneci ishte velina e parë në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ajo u largua nga programi, dhe u zëvendësua nga një vajzë po aq bukuroshe sa ajo. Kejvina Kthella është velina e re që prej 3 javësh e shohim në emsionin e Ermalit. Pas largimit, Rashelit sigurisht që nuk i pëlqeu shumë zëvendësuesja e saj. Xhelozi mes vajzash. E ftuar në emisionin “Oktapod”, në Vizion Plus Kejvina e pyetur nga Turi ka treguar se çfarë mendon për Rashelin.

“Kur jetoja në Itali nuk e kam njohur. Ermalin e shikoja gjithmonë në youtube, dhe isha e fokusuar kryesisht tek intervistat. Pjesën e parë të emisionin nuk e shikoja fare. Domethenë kur dilte Rasheli. Pra nuk e kam njohur”,-është shprehur Kejvina.

E ngacmuar nga Turi se cila është më e bukur ajo apo Rasheli, velina është shprehur se ajo është më e gjatë se Rasheli, por më e bukur nuk mund të thotë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close