fbpx
Lajme

MSH thotë se po bëhen manipulime me dokumente rreth rastit të A.M.

Ministria Shëndetësisë ka mohuar se 26-vjeçari që vdiq të dielën në Qendrën e Studentëve, ka prezantuar ndonjë raport se vuan nga ndonjë sëmundje me rastin e kthimit nga Gjermania në Kosovë.

26-vjeçari erdhi të shtunën në Kosovë dhe menjëherë u karantinua në Qendrën e Studentëve për 14 ditë, ndërkohë një ditë më vonë, ai u hodh nga kati i pestë i konvikteve dhe në QKUK, sipas mjekëve, u dërgua pa shenja jete.

Në disa media është prezantuar një raport për shëndetin e të ndjerit, por që sipas MSH-së, ai nuk u është prezantuar zyrtarëve përgjegjës me rastin e mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës.

“Duke e parë keqpërdorimin që media dhe individë të caktuar janë duke i bërë një dokumenti orientues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht listës së të riatdhesuarve nga Gjermania të datës 2 maj 2020, ku figuron edhe emri i të ndjerit A. M. që vdiq më 3 maj, dhe për në cilin në këtë dokument të Ambasadës shkruan se ‘prob. shëndetësore, posedon vërtetim’, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë se ky dokument nuk është i MSh-së siç po manipulohet me të dhe se i ndjeri, pavarësisht çfarë shkruan në listën e Ambasadës, me rastin e riatdhesimit në Kosovë, nuk ka prezantuar asnjë vërtetim mjekësor”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Sipas komunikatës, MSH-ja posedon edhe raportet mjekësore të të ndjerit, të përpiluara nga mjekët në pritje.

Gjatë ditës, babai i të ndjerit fajësoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrë Arben Vitia e Xhelal Sveçla për humbjen e të birit.

Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close