Mushkolaj demaskon Kurtin dhe militantët: Këto letërnjoftime të Serbisë i ka lejuar Qeveria Kurti
Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar edhe njëherë pas marrje së certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, raporton Gazeta Blic.
“Ky është një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës l, me emra të qyteteve Peć për Pejë, Ðakovica për Gjakovë, Gnjilane për Gjilan etj”, teksa e ka publikuar një letënjoftim.
Ai ka goditur ashpër edhe militantët e Vetëvendosjes, që sipas tij po i heshtin faktet.
Reagimi i plotë:
Ky është një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës l, me emra të qyteteve Peć për Pejë, Ðakovica për Gjakovë, Gnjilane për Gjilan etj.
Në këtë letërnjoftim emri i qytetit është “Kosovska Mitrovica”, pra “Mitrovica e Kosovës”, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë, por veç në sistemin e Serbisë.
Qeveria e Albin Kurtit ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë me këto letërnjoftime – dokumente që janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe agresion në juridiksionin e saj.
Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.