fbpx
Lajme

Klinton dikur: Forcat e Millosheviçit po fshehen skutave, UÇK po rritet dita-ditës

Para 20 vitesh, më 23 maj 1999, Presidenti Bill Klinton, u deklarua edhe për UÇK-në, transmeton Epilogu.

Ja çfarë thoshte presidenti më i respektuar nga shqiptarët;

“Megjithëse Millosheviçi ka dëbuar me qindra mijëra shqiptarë kosovarë nga shtëpitë e tyre, ai nuk e ka eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje radhët e saj po shtohen dita-ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore”.

Gjithashtu, edhe para 1 viti ai deklaroi se;

Kosova meriton të jetë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në çdo organizatë ndërkombëtare si vend i lirë e i pavarur, ka deklaruar të martën në Prishtinë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Këto komente, Clinton i bëri pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i ndau ish-presidentit amerikan “Urdhrin e Lirisë”, për merita të veçanta.

“Isha i lumtur që pasardhësi im, presidenti George W.Bush njohu Kosovën, besoj vetëm një ditë pasi ju shpallët pavarësinë”, tha Clinton.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close