fbpx
Lajme

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca s’ka qenë kurrë në SHIK, ai ishte pjesë e intelegjencës serbe

Çështje tjetër e ngritur nga avokati i Veselit është edhe ajo e Nazim Bllacës.

Për të, Emmerson ka thënë se ai ka qenë agjent i intelegjencës serbe dhe asnjëherë anëtar i SHIK-ut.

“Çështja e tretë ka të bëjë me pretendimet e paprovuara [REDAKTUAR] se anëtarët e SHIK-ut ishin “të përfshirë në vëzhgimin, kërcënimin dhe dhënien e ryshfetit të dëshmitarëve që dëshmonin kundër ish-anëtarëve të UÇK-së ”. Mbrojtja kujton parashtresat e saj të mëparshme para Kolegjit të Gjykatës së Apelit (të cilave Prokuroria nuk i është përgjigjur kurrë) se z. Bllaca me shumë gjasa nuk ka qenë kurrë anëtar i SHIK-ut; se më tej, ka arsye për të besuar se ai ishte agjent i inteligjencës së shtetit serb”, ka thënë Emmerson në parashtresat e tij.

Vlen të përmendet se parashtresat për lirim nga paraburgimi i ka dërguar në gjykatë edhe avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe.

Ky i fundit bëri të ditur se disa shtete kanë dalë sërish garanci për lirimin e tij nga paraburgimi. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close