fbpx
Lajme

EKSKLUZIVE: Bedri Hamza e përmbysë rezultatin në Mitrovicë, del i pari në sondazhet e fundit

Hulumtuesi Tomor Qela ka prezantuar disa nga të gjeturat nga matja e opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas tij, janë shtatë komuna që do të shkojnë në balotazh, njofton Klan Kosova.

Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Gjilani, Suhareka, Prizreni, Gjakova do të jenë komunat ku do të shkohet në balotazh, sipas hulumtimit.

Ferizaj dhe Peja do të shkojnë pa balotazh. Ndërsa ai shprehet se në Mitrovicë, pozita e dytë e ka përmbysë të parin dhe tanimë ka kogja një diferencë të theksueshme. Burimet e Epilogut mësojnë se bëhet fjalë për Bedri Hamzën. Fillimisht Agim Bahtiri ishte bindshëm i pari, por kandidimi i Bedri Hamzës u prishi shumë punë.Sipas sondazheve, Bedri Hamza mund të kalojë edhe pa balotazh. Ai e ka përmbysur rezultatin në sondazhet e fundit.

Numri i respodentëve është bërë varësisht prej komunës, sipas figurës së mëposhtme.

Për shembull, në komunën e Prishtinës data e realizimit është 26-27 shtator me grupmosha të ndryshme, sipas figurës së mëposhtme.

Matja në Prizren:

Matja në Ferizaj:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close