fbpx
Lajme

Merovci: E kërcënova midis Beogradit, fyta-fytas jom kap me zv. kryeministrin serb Sainoviç

Intervista interesante në Oral History Kosovo me Adnan Merovcin.

Kaltrina Krasniqi: Dhe mandej?

Adnan Merovci: Dhe mandej kemi shku në Beograd prej Beogradit me aeroplan italian…

Kaltrina Krasniqi: Veç detajet zotni Merovci, se na i kemi të randsishme dejalet. Qysh keni shku në Beograd? A keni shku me shofer? Me kerre? Me kombi?

Adnan Merovci: Jo, në Beograd kemi shkue… Millosheviqi ka dashtë me kapitalizue tash këtë send, ai e ka ditë çka do t’thotë lirimi i Rugovës dhe ky lajm dhe ka thirrë ka thanë, “E du Rugovën në Beograd me ia komuniku vet”. Kemi shku une edhe Rugova me avion, me kerr me të njejtat kerre dhe kemi shku në villë edhe na ka thanë, domethanë tekstualisht, tekstualisht…

Kaltrina Krasniqi: Prapë në Bjeli Dvor?

Adnan Merovci: Jo, në një villë qeveritare, por jo në Bjeli Dvor. Në kuadër të villave saktë nuk e di, por atë që e di osht’ se villën e Millosheviqit e kishin pasë bombardu goxha afër me qaty, kompleks i villave saktë jo në Bjeli Dvor. Bjeli Dvor osht’ Pallati i Bardhë, ku ai edhe zyrën e ka pasë, se edhe ka ardhë edhe na ka thanë, i ka thanë kryetarit domethanë, diqysh si, si e çeli derën e hini ia nisi me folë, “Ju keni dashtë me dalë jashtë, jeni të lirë prej këtij momenti me shku ku t’doni edhe qysh t’doni. Kështu që, e keni të komunikume prej meje këtë send”. U ulë njo pesë minuta qaty, une meniherë kom kcy kom thanë, “Familjen e kemi në Pirshtinë”, “Ani…” ka thanë, “e gjeni mënyrën”.

Dhe drama e dytë dhe finalja ka qenë lufta e Sainovicit për me e nda Rugovën edhe une me familje. Ai donte që mu edhe Rugovën me na qit’ në ballon edhe me na çu në Europë, kurse familjen me e ndalë në Prishtinë. Kjo ka qenë triku pse edhe Rugova osht’ thirrë atje, por duhna me thanë t’vërtetën jo i Millosheviqit. Këtë trik e ka bo Sainovici dhe kjo osht’ metodë Leniniste, t’ia kapërcej shefit, t’boj une diçka e ti thom atij, “Kqyre une e kom bo kta edhe me shantazhu Rugovën jashtë”. Rugova s’ka pasë nevojë me u shantazhu, as ma mirë as ma keq s’kish folë e s’kish vepru çka ka vepru.

Krejt familjen me pas pasë në Prishtinë njejtë kish vepru domethanë, sepse kanë gabue. Nuk osht’ Rugova që bjen në ndikim të shantazheve, flitet për një njeri që s’ka… osht’ i amputum prej atyne farë… edhe ai ka qenë njeri, familje e krejt, dhimbje e krejt, por definitivisht në aspektin politik ai… Dhe aty ka qenë beteja dhe lufta jem mandej, sepse une e kapa momentin, tash pa t’keq po une jom kanë njeriu aktiv që jom marrë me kto. Rugova ka qenë, i ka thanë dy fjalë ka nejt qaty, të koridoreve e 82 të seneve kanë mujt me u bo sendet ndrysh. E kom vrejt tendencën e Sainovicit që po don me e bo këtë veprim edhe une aty kom shpërthy, për fat Millosheviqi kur u dalë ka thanë, “Nëse keni naj problem, qe villa këtu…” ku ishim ne, “i thirrë në telefon kta t’shërbimeve aty” edhe shkoi.

Metëm na, tash çka me bo? Na ishim në Beograd, erdh masditja mramja, a po kthehemi në Prishtinë? A po rrijna në Beograd? A po vjen familja sonte? Fluturimi ish të nesërmen. Edhe u konë pasë mendue ma herët në Cyrih me na çue. Neve na kanë thanë, “Po iu thrret Millosheviqi edhe pregadituni po shkoni në Cyrih”. Mirëpo, masandej osht’ ndrru në Romë ka qenë. Dhe këtu ka qenë ni betejë ose rundi i fundit i krejt kësaj finale, ku ne kem mujt me marr një knockdown [rrënie] që kurrë s’ishim rehabilitu. Ajo ka qenë ndarja e fundit dhe këtu ka qenë… Edhe nëse për asgja tjetër, për asgja tjetër, nashta Rugova e familja se ajo u kanë tjetërsi, por nëse dikush don najherë me ma çue ni fjalë miradie rreth vendimit tim me e nda fatin me Ibrahim Rugovën, krejt lavdatat e poenat le t’mi çon në rundin e fundit që kom arritë mos me e nda familjen.

Nuk e kom pasë lehtë, por fyta-fytas jom kap me Sainovicin edhe iu kom kërcënu midis Beogradit, se i kom thanë, “Nuk shkojmë na edhe e vraj vet Rugovën qitu në Beograd, une e vraj ata edhe nuk shkojmë ndamas”. Edhe ai u çmend krejt. Edhe çka kom bo une qashtu pak temperament, i nervozum i kom thanë atyne, “Thirrma Millosheviqin në telefon!” E kom thirrë në telefon edhe i kom thanë, “Çka osht’ me familjen tonë?” Kurgjo s’po din tha, “Familja me shku, po, po shkon, por ju vet keni kërkue me shku ju vet” “Jo…” Thashë, “S’kena kërku, kjo osht’… “Ne, vi idite” [Jo, ju shkoni]. E aty, Sainović s’ma kish falë ma jetën t’ish mvarë prej tij sigurisht, por nuk u mvarë. Kjo, domethanë… veç pak, hajt se po shkojmë, po jo po qe s’po lojnë, e aty unë fyta-fytas jom kapë. Domethanë, goxha ndihna mirë që e kom bo qat veprim.

Fati u konë që e kom kuptu me kohë, se a din si, ditë t’vështira, t’randa, ti s’din thotë, “Qy, a po doni…” tash ish lufta çka me bo na? A me ndejt a me shku, m’u kthy? Thojsha njeriu që vendosë osht’ Millosheviqi, Millosheviqin mo s’e ki në Prishtinë, ti s’ki mo kontakt me to, t’lujn kta tjertë…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close