fbpx
Lajme

Mytaher Haskuka nervozohet keq pasi zyrtarit të Komunës së Prizrenit iu caktua një muaj paraburgim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk i di arsyet se pse zytarit Arben Krasniqi, dhe një personi tjetër, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ani pse kta dyshohen për keqpërdorim të detyrës, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Haskuka ka thënë se një detyrë si ajo e Krasniqit ka ngarkesa të mëdha, dhe vështirë se mbahet.

“Kur në janar të vitit 2018 kemi marrë qeverisjen komunale, njëra nga problemet e shumta që kemi trashëguar ishin paditë ndaj Komunës në gjykata dhe përfaqësimi ligjor i Komunës. Komuna e Prizrenit ka pasur rreth 3700 raste nëpër gjykata. Gjatë kësaj periudhe, katër përfaqësues ligjorë kanë dhënë dorëheqës si pasojë e ngarkesës me lëndë dhe në disa raste edhe të kërcënimeve ndaj zyrtarëve”, thotë kreu i Prizrenit.
Shkrimi i plotë:

Kur në janar të vitit 2018 kemi marrë qeverisjen komunale, njëra nga problemet e shumta që kemi trashëguar ishin paditë ndaj Komunës në gjykata dhe përfaqësimi ligjor i Komunës.

Komuna e Prizrenit ka pasur rreth 3700 raste nëpër gjykata. Gjatë kësaj periudhe, katër përfaqësues ligjorë kanë dhënë dorëheqe si pasojë e ngarkesës me lëndë dhe në disa raste edhe të kërcënimeve ndaj zyrtarëve.

Nga korriku i vitit 2018, Arben Krasniqi ka pranuar përgjegjësi në Zyrën e Përfaqësuesit Ligjor dhe ka përfaqsuar komunën në shumë raste, në këtë aspekt në bazë të raportit të viti 2019, zyra ligjore ka ndërmar 2222 veprime lidhur me përfaqsimin ligjor të Komunës së Prizrenit, që I bjen rreth 9 aktivitete në ditë.

Nga mediat u njoftova që kanë filluar hetimet ndaj Arbenit dhe është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditor. Nuk di cilat janë arsyet, por për një zyrtar I cili ka bashkëpunuar me hetuesin dhe çdo ditë ka rreth 5 deri 8 raste të përfaqësimit ligjor nëpër seanca gjyqësore është masë e cila na bën të mendojmë?
Shumë linqime e njollosje pikërisht nga partitë që e kanë katandisur Kosovën dhe e kontrollojnë sistemin… por unë mbes me shpresë për gjyqësor të pavarur dhe që e vërteta të del në shesh sa më shpejtë./gazetametro.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close