fbpx
Lajme

Nagavci: Jemi të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me inicimin e LDK-së, Vetëvendosje e ka lënë të hapur mundësinë e rishikimi të postit të kryeparlamentarit të cilin ia kishte dhuruar LDK-së gjatë kohës së marrëveshjes për koalicion, ndonëse me Kushtetutë i takon partisë fituese. Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci thotë se janë të kënaqur me punën e kryetares së Kuvendit njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Nuk mund ta quaj pazar, më shumë do ta quaja një lëshim apo sakrificë që VV’ja e bëri përkundër faktit që i takonte ta mandatonte dikë nga Lëvizja Vetëvendosje në atë pozitë, ishte e gatshme që të tërhiqej Konjufca në mënyrë që të kemi zonjën Vjosa Osmani. Në këtë situatë, ne jemi të kënaqur me punën e saj deri më tani dhe kemi pasur një bashkëpunim në përpjekjet tona që kjo qeveri të mos rrëzohet. Në asnjë moment Lëvizja nuk ka vepruar në asnjë mënyrë tendencioze e as me inati dhe as nuk do të veprojë ashtu as më tutje.

Osmani disa herë është pyetur nëse do ta lirojë postin e saj në rast se formohet qeveria e re, por ajo ka thënë se gjithçka do të qartësohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Thacit.

“Për momentin është situatë hipotetike, nëse do të përgjigjesha do t’i binte sikur po paragjykoj”, ka thënë Osmani.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close