fbpx
Lajme

Çeku: Hetone Martin Berishajn, Devollët i mbajnë mbi 8 mijë familje me paga të larta

Unë nuk e njoh personalisht Shkëlqim Devollin e as Blerim Devollin, asnjëherë nuk kam marrë fonde prej tyre, por kompanitë që i kanë këta nën pronësi, janë kompanitë më të mëdha në Kosovë që po e mbajnë rininë mos ikin nga ky vend.

Kompanitë e tyre kanë mbi 8 mijë punëtorë me paga të larta. Kompanitë e tyre mbajnë 8 mijë familje. Kompanitë e tyre i paguajnë më së shumti taksa shtetit të Kosovës. Kompanitë e tyre nga Kosova mbulojnë një përqindje të importeve në industrinë e tekstilit në Amerikë dhe Evropë.

Sulmi ndaj bizneseve strategjike që punësojnë mija qytetarë nuk është sulm vetëm ndaj një biznesi por edhe ndaj vetë shtetit. Mungesa e punës po i detyron shumë të ri të lënë Kosovën çdo ditë.

Pse duhet të hetohen dhe të sulmohen devollët që kanë punësuar mija të rinjë në Kosovë e pse mos hetohet Martin Berishaj që ka pastruar miliona euro nga mafia serbe e energjetikes.

Pse qeveria po sulmon kompanitë që kanë potencial të ndalojnë ikjen e të rinjve nga Kosova? A është kjo një agjendë kundër Kosovës? Mendoj se duhet të kemi një hetim lidhur me këtë persekutim.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close